ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Raporti përfundimtar i revizionit
Kush jemi ne?
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) është institucion suprem i pavarur i revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në mënyrë transparente, në kohë dhe objektive i informon institucionet kompetente dhe publikun për gjendjet e konstatuara nga revizionet e kryera
Raportet e revizionit
Njoftime dhe lajme
Raporte të revizorit
Statusi i revizioneve
Planifikimi | Ekzekutimi | Draft | Përfundimtar
2024
Економија
IV-Përfundimtar
14.09.2025
29.04.2025
Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

"Le të mësojmë të menaxhojmë me rreziqet për të parandaluar pasojat"
Maksim AcevskiKryerevizori shtetëror
Janë konstatuar parregullsi në mënyrën e përdorimit të fondeve publike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Me revizionin e kryer të raportit financiar dhe revizionin e pajtueshmërisë të MASH për vitin 2023, janë konstatuar dobësi në menaxhimin e investimeve kapitale, objekte të papërfunduara dhe pranime teknike të parealizuara, si dhe përdorim joadekuat i mjeteve për tekstet shkollore për arsimin fillor, si dhe kërkesa të paarkëtuara në bazë të kredive studentore, të vjetra më shumë se një dekadë
Vonesa e procedurës për miratimin e Ligjit për veprim klimatik, e cila zgjat më shumë se 5 vite, ka ndikim negativ në sistemin institucional, koordinimin dhe komunikimin midis institucioneve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike
Organe kompetente në shtet duhet të marrin masa dhe aktivitete shtesë për të ballafaquar ndryshimet klimatike, për shkak se, ndër të tjera, mungon një strukturim i qartë institucional, koordinim dhe komunikim midis palëve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike, dhe Plani Kombëtar për përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike nuk është miratuar
Sistemi i integruar i planifikimit të burimeve që përdoret nga 40 institucione nga sektori publik është pa integrim të plotë të moduleve dhe pa mbrojtje të përshtatshme të të dhënave në sistem
Pronësi e papërcaktuar mbi të dhënat, mungesë e politikave të sigurisë, përdorim i sistemeve operative të vjetruara, aksess VPN me fjalëkalime të përbashkëta dhe pa autentikim të dyfishtë (verifikim), si dhe kopjeruajtje (kopje rezervë) të pa përditësuara dhe integrim i pamjaftueshëm i moduleve – janë vetëm pjesë e dobësive të identifikuara që dëmtojnë sigurinë, disponueshmërinë dhe saktësinë e të dhënave financiare. Mungesa e kontroleve sistematike dhe e burimeve njerëzore me aftësi përkatëse rrit rrezikun nga aksesi i paautorizuar, dështimet teknike dhe proceset jofunksionale në institucionet përdoruese të sistemit."
Efikasiteti i pamjaftueshëm i sistemit për mbrojtjen e grave viktima të dhunës
Revizioni i suksesit na tregon se masat dhe aktivitetet e institucioneve nuk sigurojnë mbështetje, mbrojtje dhe riintegrim të përshtatshëm dhe efektiv për gratë viktima të dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje. Sistemi i mbrojtjes është akoma i pazhvilluar, ndërsa numrat për viktimat dhe autorët e veprave penale në lidhje me dhunën në familje tregojnë një vazhdimësi shqetësuese, pa përmirësim të gjendjes. Në vitin 2023, burrat kanë qenë dhjetë herë më shumë kryes të veprave penale sesa gratë, ndërsa gratë viktima kanë qenë katër herë më shumë se burrat. Kjo gjendje tregon se detyrimet nga Konventa e Stambollit mbeten të paplotësuara
Vetëm 13% e institucioneve shtetërore i përdorin të dhënat nga Regjistri Qendror i Popullsisë
Me revizionin e kryer u konstatua se vetëm 13,46% e institucioneve shtetërore të lidhura me platformën e ndërveprueshmërisë i përdorin të dhënat nga Regjistri Qendror i Popullsisë, ndërsa te kompanitë private kjo përqindje është thuajse trefish dhe arrin 36,36%. Për më tepër, mungesa e kontrolleve sistematike për shkëmbimin e të dhënave midis institucioneve tregon për rrezik të shmangies së rregullave për përdorimin e regjistrit unik, gjë që vë në dyshim sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve























