Me revizion janë konstatuar dobësi në menaxhimin financiar dhe në funksionimin e NP „Parkingjet e Komunës Qendër“ – Shkup, përkatësisht evidentim joadekuat i pajisjeve dhe objekteve ndërtimore, taksë komunale e papaguar në vlerë prej 86 milionë denarë në Buxhetin e Komunës Qendër, 25% e kërkesave të përgjithshme janë më të vjetra se gjashtë vjet dhe pa masa të ndërmarra për arkëtimin ose zhvlerësimin e tyre, parregullsi në procedurat e prokurimeve publike, si dhe dobësi në punën e arkës
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Соопштенија и вести
16.07.2026
14.07.2026
Ndërmarrja Publike përballet me pjesëmarrje të lartë të kërkesave, arkëtimi i të cilave është i pasigurt, me menaxhim joekonomik të rezervave, likuiditet të zvogëluar dhe jofunksionalitet të parkut të automjeteve me moshë mesatare prej 15 vjetësh. Nga gjithsej 189 automjete speciale komunale, 60% janë jashtë funksionit, që ndikon në uljen e aftësisë së ndërmarrjes për të gjeneruar përfitime ekonomike
09.07.2026
Me revizion është konstatuar se për masat aktive të punësimit në vitin 2024 janë paguar 1.442.207 mijë denarë (23,4 milionë euro), por gjatë shpërndarjes së mjeteve nuk është siguruar parimi i zhvillimit të barabartë rajonal. Më shumë se gjysma e mjeteve për disa masa janë përqendruar në një numër të vogël të qendrave të punësimit, përkatësisht 62,05% e masës për vetëpunësim dhe mbi 50% e masave për subvencionimin e pagave, punësimin dhe rritjen e subjekteve juridike janë realizuar vetëm në disa qytete – Shkup, Tetovë, Strugë, Kumanovë dhe Probishtip, ndërsa të tjerat kanë përfituar pjesë dukshëm më të vogël
29.06.2026
Enti Shtetëror i Revizionit ka përmbyllur me sukses Programin Vjetor të Punës për vitin 2025, me ç’rast Kryerevizori Shtetëror, m-r. Maksim Acevski, dorëzoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e EShR-së për vitin 2025 te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi
26.06.2026
SHA MEPSO Shkup shënon rritje të të hyrave, por përballet me dobësi serioze në menaxhimin e pronës, investimeve dhe mjeteve publike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike
23.06.2026
Të ardhurat e rritura nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit për pagesën e pensioneve në vitin 2024. Për këtë arsye, kryhen transfere nga Buxheti i shtetit, të cilat përbëjnë 36,71% të të ardhurave totale të Fondit
11.06.2026
Dobësitë në kontrollet sistemore dhe në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, dhe përditësimi dhe verifikimi i pamjaftueshëm i të dhënave për përfituesit, kanë kontribuar në kryerjen e pagesave të të drejtave sociale pa përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara me ligj dhe d;min e shkaktuar n; Buxhetin e shtetit
20.05.2026
Përvojat dhe praktikat pozitive nga Singapori, veçanërisht në pjesën e përdorimit të të dhënave për ndjekjen e progresit dhe eliminimin e barrierave sistemike, do të japin një kontribut të rëndësishëm në finalizimin e revizionit
19.05.2026
Në kuadër të vizitës bilaterale, Kryerevizori Shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Gjykatës Evropiane të Revizorëve, z. Toni Marfi, zhvilluan takim pune edhe me Kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi