dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i Institucionit Suprem të Revizionit të Polonisë në vizitë të Entit Shtetëror të Revizionit

27.03.2024

Në frymën e aktiviteteve të planifikuara me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski në vizitë bilaterale priti Kryetarin e Zyrës Supreme të Revizionit të Republikës së Polonisë, z. Marjan Banash.

Përkushtimet e dy përfaqësuesve të Institucioneve Supreme të Revizionit në këtë takim bilateral ishin drejt përforcimit të bashkëpunimit mes dy Institucioneve Supreme të Revizionit dhe shkëmbimit të praktikave të mira të revizionit, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e njohurive dhe rezultateve të revizioneve të kryera, dhe me këtë do të kontribuojnë në ekonomi, efikasitet dhe efektivitet më të madh në përdorimin e mjeteve publike dhe në krijimin e një mjedisi efektiv të kontrollit.

Kryerevizori shtetëror, z. Acevski duke prezantuar rezultatet e suksesshme dhe të vlerësuara dhe të njohura si rezultat i angazhimit të deritashëm dhe punës së palodhur të ESHR-së, si nga institucionet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare, edhe një herë theksoi dëshirën dhe besimin për thellimin e këtij bashkëpunimi ndër institucional.

Në takim veçanërisht iu referua mundësisë për zbatim të peer-review të punës së ESHR-së dhe përcaktimit të kornizës së aktiviteteve të ardhshme konkrete në atë drejtim. Gjithashtu u theksua mbështetja dhe bashkëpunimi edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare të revizionit EUROSAI dhe INTOSAI, dhe njëherë organizimin e ngjarjeve dhe trajnimeve të përbashkëta me interes të përbashkët për dy institucionet supreme të revizionit.

Kryetari i Zyrës Supreme të Revizionit të Republikës së Polonisë, z. Banash, duke vlerësuar rezultatet e arritura dhe duke vënë në dukje rolin, rëndësinë dhe profesionalizmin e ESHR-s, theksoi gatishmërinë, mbështetjen dhe përkushtimin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në fusha të tjera për tema të cilat janë me interes të përbashkët. Në takim ai bëri një prezantim të shkurtër të zhvillimit institucional të Zyrës Supreme të Revizionit dhe vendpozitës, sukseseve dhe progresit ndër vite, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Në kuadër të kësaj vizite, Kryerevizori shtetëror, z. Acevski dhe Kryetari i ZSR, z. Banash realizuan takim me Zëvendës kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Goran Misovski, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke ndjekur praktikat pozitive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.