Të punësuarit
Me Entin Shtetëror të Revizionit udhëheq Kryerevizori shtetëror. Kryerevizori shtetëror ka zëvendës. Ata i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe janë të pavarur në kryerjen e detyrave të tyre. Kryerevizori shtetëror nga radhët e punonjësve udhëheqës emëron Sekretarin e Përgjithshëm për kryerjen e detyrave dhe obligimeve në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ.
Revizionin shtetëror e kryejnë 142 punonjës, revizor të autorizuar shtetëror, revizor shtetëror dhe punonjës për mbështetje administrative.
Punonjësit janë të organizuar në 14/katërmbëdhjetë/ sektorë prej të cilëve 12/ dymbëdhjetë/ sektorë janë për revizion dhe 2/dy/ sektorë për mbështetje administrative, gjegjësisht sektorë për çështje të përgjithshme dhe juridike, prokurime publike dhe sektor për çështje financiare. Në kuadër të organizatës funksionojnë edhe 2 /dy/ departamente, dhe atë departamenti i burimeve njerëzore dhe departamenti i revizionit të brendshëm.
Revizionin e kryejnë 129 revizor shtetëror prej të cilëve 54 posedojnë certifikatë për revizor të autorizuar shtetëror. Nga numri i përgjithshëm i punonjësve 99/% janë me arsim universitar në fushën e shkencave ekonomike dhe juridike, teknologjisë informative dhe fushave të tjera, dhe në rritje të vazhdueshme është përqindja e punonjësve që kanë marrë titullin master.