dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Autostrada Kërçovë-Ohër investim më i madh infrastrukturor me një “dekadë” ndërtim

08.02.2024

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

Njoftim për mediumet                                                                                                                                                       

Shkup, 08.02.2024

 

Autostrada Kërçovë-Ohër investim më i madh infrastrukturor me një “dekadë” ndërtim

Edhe përkundër kredisë shtesë prej 180 milionë dollarësh, prolongim ndërtimit për 6 vjet dhe rritje të vlerës së kontratës për 45%, seksioni Kërçovë-Ohër nuk është ndërtuar

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë në NP për Rrugët Shtetërore për vitin 2022.  

Pjesa më e madhe e mjeteve materiale të NP për Rrugët Shtetërore ose 46% prej tyre (55.048.838 mijë denarë), janë mjete materiale në përgaditje, të cilat kanë të bëjnë me përgatitjen e dokumentacionit të projektit, shpronësimeve të kryera, ndërtimeve, rikonstruksionit dhe rehabilitimit të rrugëve shtetërore dhe mbikëqyrjes së tyre.  

Për një pjesë të këtyre mjeteve, revizioni konstatoi mungesë të qasjes sistematike dhe analitike dhe përgatitje të pamjaftueshme në planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksionin e seksioneve rrugore në të gjithë vendin, gjë që shkakton rritje të vlerës së kontratave të lidhura dhe prolongim të afatit për ndërtimin/rindërtimin e seksioneve.

Në të njëjtën kohë, për shkak të gjërave shtesë she të paparashikuara që u shfaqën, janë bërë ndryshime dhe shtesa në projektet bazë – variacione, numri i të cilave varion nga një deri në 42 ndryshime varrësisht nga projekti, si dhe zgjatje të afateve për ndërtimin e seksioneve nga tetë muaj deri në gjashtë vjet. Variacione më të shumta, zgjatje më e madhe afatit dhe rritje të vlerës së kontratës prej 45% (187 milionë euro) ka në ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër.

Sipas shumës së mjeteve të investuara dhe gjatësisë së seksionit rrugor që ndërtohet, projekti më i madh është ndërtimi i seksionit rrugor Kërçovë-Ohër, gjatësia e të cilit është 56.7 km, dhe shuma e së cilës deri në dhjetor 2022 është 31.597.364 mijë denarë (afërsisht 512 milionë euro), respektivisht për ndërtimin e 1 km të këtij seksioni rrugor deri në fund të vitit 2022 janë investuar 557.273 mijë denarë (rreth 9 milionë euro). Deri në nëntor 2023, mjetet e investuara arrijnë një shumë prej rreth 575 milionë euro.

Seksionet vijuese sipas madhësi janë: rindërtimi dhe zhvillimi i rrugës - Rankovcë - Kriva Pallankë, me mjete të investuara në vlerë të përgjithshme prej 2.774.354 mijë denarë (rreth 45 milionë euro) dhe gjatësi prej 25,5 km, ndërsa sipas çmimit të vlerës për 1 km më pas sipas madhësisë është seksioni i autostradës Shkup – Bllacë me shumën prej 362,978 mijë denarë (rreth 5,9 milionë euro).

Me kosto më të ulët është rruga rajonale, seksioni Izvor – Garski most (drejtimi rrugor Dibër – Kërçovë), gjatësia e të cilit është 19 km, respektivisht për ndërtimin e 1 km të seksionit janë investuar 30,152 mijë denarë (rreth 489 mijë euro).

Me revizionin është konstatuar se, 21 projekte për ndërtimin, rehabilitimin dhe rindërtimin e seksioneve rrugore, si dhe ndërtimin dhe instalimin e sistemit elektronik për arkëtimin e taksave rrugore, në vlerë prej 14.430.650 mijë denarë (rreth 234 milionë euro), edhe pse janë vënë në përdorim dhe shfrytëzohen, në regjistrat kontabël të ndërmarrjes nuk njihen siç duhet, përkatësisht si patundshmëri. Arsye për këtë situatë janë pranimi teknik i pazbatuar për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike gjatë shpronësimit të tokës, rrugët lokale të ndërtuara të cilat nuk u janë dorëzuar komunave, është ndërtuar dhe nuk është dorëzuar seksioni i autostradës Demir Kapi-Smokvicë me Ministrinë e Financave dhe ndarje jo adekuate investimeve sipas projekteve. Këto mjete gjenerojnë të ardhura, por për të njëjtat nuk janë njohur shpenzimet adekuate, gjegjësisht për to nuk është llogaritur dhe njohur asnjë shpenzim amortizimi në periudhën e mëparshme dhe në vitin aktual 2022.

Janë konstatuar edhe situata që paraqesin përdorim joracional të mjeteve publike dhe është vënë në dyshim justifikimi i tyre. Përkatësisht, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2022 janë investuar në projekte dhe objekte të papërfunduara, shpenzime në bazë të kamatës, të njëhershme dhe provizion për mjetet e patërhequra, shpronësime dhe shpenzime të tjera të panjohura, në shumë totale prej 1.924.211 mijë denarë (rreth 31 milionë euro), për të cilat, për shkak të informacionit të pamjaftueshëm dhe/ose dokumentacionit adekuat, nuk është e njohur nevoja për prokurimin e tyre dhe vlera e tyre e përdorimit.

Me kontrollin e kryer librave afarist të ndërmarrjes është konstatuar se 96% e objekteve ndërtimore ose 61.303.043 mijë denarë, paraqesin objekte infrastrukturore lineare, të cilat nuk janë evidentuar në kadastarin e objekteve infrastrukturore në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, për shkak vështirësive në sigurimin e miratimeve për përdorim nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.  

Projektet të cilat janë realizuar, si dhe realizimi i të cilëve është në vazhdim, janë financuar nga mjetet vetanake dhe mjete të cilat janë siguruar nga më shumë linja kreditore, në bazë të kontratave të lidhura për hua me institucionet ndërkombëtare financiare, ndërsa në pajtim me dispozitat nga ligjet e miratuara për huamarrje.

Në maj të 2014 ka filluar ndërtimi i seksionit rrugor Kërçovë – Ohër. Për këtë qëllim në janar 2014, është lidhur kontratë për hua ndërmjet bankës të RP të Kinës (huadhënës) dhe NP për Rrugë Shtetëror (huamarrës) në vlerë prej 505 milion dollarë, ndërsa në dhjetor të 2019, është lidhur kontratë për huamarrje shtesë në vlerë prej 180 milion dollarë, me çka huamarrja e përgjithshme për këtë projekt është 685 milion dollarë. 

slika_1

 

 

 

 

 

 

Nga kontrolli i zbatuar në teren revizorët konstatuan se pjesa më e madhe nga seksioni është e trasuar, janë ndërtuar 25 viadukte, që do të thotë se seksionet të ndryshme janë në faza të ndryshme të ndërtimit.  

slika_2

 

 

 

 

 

 

 

 

Arsyet kryesore për dinamikën e ngadalësuar për ndërtimin e seksionit rrugorë Kërçovë – Ohër janë: mangësitë e projektit, shpronësimi i vonuar për shkak të marrëdhënieve juridike të pazgjidhura pronësore, nevoja për dislokim të objekteve të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore, miratimi i venddepozitim të ri të tokës, si dhe numri i pamjaftueshëm i stafit teknik, makineri dhe pajisjeve të siguruara nga kontraktori (nënkontraktorët).

Deri në ditën e përfundimit të revizionit ndërseksionin e parë, të dytë dhe të katërt të seksionit Kërçovë-Ohër janë shfaqur 11 rrëshqitje të reja tokës, ndërsa janë të mundshme edhe rrëshqitje të reja, të cilat ndikojnë në nevojën për variacione të reja për tejkalimin e gjendjeve, prolongim afatit për përfundimin e saj dhe pagesa mjeteve shtesë financiare. 

slika_3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në raport është theksuar se, qëkur revizorët konstatuan bazë tatimore të llogaritur gabimisht dhe më pak tatim fitim të llogaritur dhe paguar për vitin 2022 në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë totale prej 27.525 mijë denarë, për tejkalimin e gjendjes  nga ana e NP për Rrugë Shtetërore janë marrë aktivitete dhe në fund të vitit 2023 shuma është paguar tërësisht në llogarinë e thesarit.

slika_4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mjetet e paguara në llogari e NP për Rrugë Shtetërore në bazë të kompensimit për taksat rrugore nga regjistrimet e mjeteve motorike, janë transferuar në mënyrë jo të plotë komunave. Duke marrë parasysh të ardhurat totale mbi këtë bazë në periudhën 2016 - 2022, revizorët konstatuan se për 63% më pak mjete janë ndarë për komunat, gjegjësisht nuk janë ndarë 3.580.588 mijë denarë ose rreth 58 milion euro.    

Me revizionin e kryer është konstatuar se sistemi elektronik i mbledhjes së taksave rrugore është funksional gjatë gjithë vitit në 7 pika të pagesave rrugore, në gjashtë muajt e fundit të vitit 2022 edhe te 2 pika të pagesave rrugore, ndërsa 5 pika të pagesave rrugore nuk kanë vendosur arkëtim elektronik të taksave rrugore. Njëkohësisht, gjatë analizave është vërtetuar se mesatarisht vetëm 13% e totalit të të ardhurave nga taksat në vitin 2022 janë me aplikimin e arkëtimit elektronik përmes përdorimit të kartës smart dhe pajisjes M-tag. Zbatim më lartë sistemit është vërejtur në pikën e pageses rrugore në Gjevgjeli me 29%, ndërsa aplikim më vogël është në pikën e pageses rrugore Preod prej 13%. Duke pasur parasysh se përdorimi i kartës elektronike dhe pajisjes M-tag për arkëtimin e taksave rrugore, ofron një shërbim përmirësuar dhe efikas për arkëtimin e tyre, duke mundësuar kështu funksionim e një sistemi të unifikuar dhe plotësisht ndërveprues për tarifat në autostradat në të gjithë vendin, me revizionin është sugjeruar nevoja për promovimin më të madh të mundësisë për përdorimin e tyre.  

Me revizionin e kryer janë konstatuar edhe një sërë gjendjesh tjera, parregullsi dhe mosharmonizim të një natyre të ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e mendimit të pavolitshem për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore. Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhen rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga organet dhe personat kompetent me qëllim të përmirësimit të gjendjeve.  

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]