dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Соопштенија и вести

30.12.2025
Në përputhje me kriteret e përcaktuara në Udhëzimin për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizioneve, Enti Shtetëror i Revizionit për vitin 2026 planifikon të kryejë të paktën 237 revizione, përkatësisht: 217 revizione të rregullshmërisë, 13 revizione të suksesit, 3 revizione të pajtueshmërisë dhe 4 revizione për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet përfundimtare të revizionit nga periudha e mëparshme
30.12.2025
Deficiti buxhetor në nivel të Buxhetit Qendror, sipas treguesve makroekonomikë të publikuar nga MF për vitin 2024, arrin në 4,4% të BPV-së dhe është më i ulët krahasuar me vitin 2023, kur ishte 4,8% e BPV-së
25.12.2025
Me revizionin e kryer për vitin 2024 është konstatuar se FIZHT nuk ka vendosur mekanizëm për ndjekjen sistematike dhe gjithëpërfshirëse të rezultateve të arritura nga projektet e mbështetura pas përfundimit të tyre, as nuk kryhet analizë e thelluar të biznesit dhe financave të tyre. Në fund të periudhës së raportimit, shprehen detyrime të papaguara në shumë prej 13.863.000 euro
24.12.2025
Enti Shtetëror i Revizionit mbetet i hapur për përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë dhe mbështetje të iniciativave që mundësojnë lidhjen e teorisë me praktikën
23.12.2025
Me revizionin e kryer në SHA NOMAGAS Shkup është konstatuar se, pavarësisht se janë shpenzuar mbi 143 milionë euro për ndërtimin e tre gazsjellësve magjistralë, të njëjtët ende nuk janë vënë në përdorim. Gjithashtu, janë konstatuar parregullsi në menaxhimin me pronat, evidencën e kapitalit dhe shpërndarjen e kompensimeve, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të pafavorshme në likuiditetin, transparencën dhe zhvillimin e sistemit të gazit në shtet
18.12.2025
Enti Shtetëror i Revizionit shënoi jubileun e tij 26-vjeçar, duke theksuar rolin e tij si shtyllë e llogaridhënies, transparencës dhe udhëheqjes së mirë me mjetet publike. Ngjarja mblodhi përfaqësues të lartë shtetërorë, ambasadorë, auditor të përgjithshëm, organizata qytetare dhe të punësuar aktualë, të mëparshëm dhe të pensionuar, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Entit Shtetëror të Revizionit si institucion i besueshëm në ndërtimin e besimit dhe avancimin e politikave publike
18.12.2025
Me revizionin e kryer të punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për vitin 2024, është konstatuar veprim joadekuat në procesimin e lëndëve kundërvajtëse, menaxhimin me prokurimet publike, sigurinë TI-së dhe procedurat për kategorizimin e objekteve hoteliere për akomodim
16.12.2025
Me revizionin e kryer në SHA Lotaria Shtetërore për vitin 2024, janë konstatuar parregullsi serioze që lidhen me transaksionet e palogjikshme dhe joekzistuese, shkresa pa dokumentacionin financiar përkatës ose të mbështetura me dokumente të pabesueshme, për shkak të të cilave ekziston dyshimi për keqpërdorimin e mjeteve monetare, si dhe punën e paligjshme me arkën dhe llogaritë e pagesave.
04.12.2025
Komuna nuk i dorëzon kërkesat në ministrinë kompetente për marrjen e pëlqimit për objektet e ndërtuara pa leje në tokë bujqësore, realizon të ardhura nga shërbimet e akomodimit në objektin ,pushimore në Star Dojran’’ pa siguruar paraprakisht pëlqimet e nevojshme për kryerjen e veprimtarisë së theksuar dhe nuk ka siguruar funksionalitetin e kopshtit "Rahilka Goneva" në fshatin Erxheli
04.12.2025
Në diskutim u theksua se është i nevojshëm qasje institucionale më e harmonizuar, monitorim i rregullt dhe financim i qëndrueshëm për të siguruar shërbime efektive për viktimat e dhunës