Enti Shtetëror i Revizionit shënoi 26 vjet ekzistencë, zhvillim institucional dhe punë të përkushtuar në shërbim të interesit publik. Ky përvjetor shërbeu si rast për të theksuar rolin e Entit Shtetëror të Revizionit si shtyllë e llogaridhënies, transparencës dhe udhëheqjes së mirë me mjetet publike, por edhe si institucion që zhvillohet vazhdimisht në hap me praktikat bashkëkohore të revizionit.
Ngjarja u pasurua me praninë e përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe institucionalë, nënkryetarit të Kuvendit, ministrave, ambasadorëve dhe diplomatëve, auditorëve të përgjithshëm dhe përfaqësuesve të institucioneve supreme të revizionit, organizatave qytetare dhe donatorëve, si dhe mediave dhe të punësuarve të Entit Shtetëror të Revizionit aktualë, të mëparshëm dhe të pensionuar. Një prani kaq e larmishme dhe e rëndësishme e theksoi rolin e ESHR-së si institucion i besueshëm në ndërtimin e besimit dhe avancimin e politikave publike.
Pas fjalimeve kushtuar rolit institucional dhe zhvillimit të Entit Shtetëror të Revizionit, kryerevizori shtetëror, z. Maksim Acevski theksoi se ,,26 vjet Enti Shtetëror i Revizionit nënkuptojnë angazhim të vazhdueshëm për revizion të pavarur, profesional dhe objektiv, me qëllim të qartë forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet dhe përmirësimin e cilësisë së politikave publike’’, duke theksuar se revizioni bashkëkohor, përveç rolit kontrollues, ka edhe rol të rëndësishëm këshillues dhe parandalues.
Në kuadër të shënimit të përvjetorit, nënkryetari i Kuvendit, z. Antonio Milososki, theksoi se ,,institucion suprem i revizionit i fortë dhe i pavarur është kusht i domosdoshëm për mbikëqyrje efikase parlamentare dhe për forcimin e proceseve demokratike”, ku theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit për zhvillimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e funksionit të revizionit.
Duke iu referuar ndikimit të gjetjeve të revizionit mbi menaxhimin me financat publike, ministrja e Financave, znj. Gordana Dimitrieska Koçoska, theksoi se ,,gjetjet dhe rekomandimet e Entit Shtetëror të Revizionit përbëjnë instrument të rëndësishëm për përmirësimin e disiplinës fiskale dhe menaxhimit të përgjegjshëm me financat publike”, duke shtuar se, përmes bashkëpunimit në partneritet me ESHR-në krijohen politika publike më efikase dhe më të qëndrueshme.
Në kontekstin e rolit të revizionit në nivel lokal dhe rëndësisë së tij për jetën e përditshme të qytetarëve, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Zlatko Perinski, theksoi se ,,si ministër i Vetëqeverisjes Lokale, besoj fuqimisht se revizioni është mjet i domosdoshëm për ndërtimin e komunave të përgjegjshme dhe transparente, që punojnë vërtet në interes të qytetarëve”, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të përkushtuar të rekomandimeve të revizionit në nivel lokal.
Në këtë drejtim, Enti Shtetëror i Revizionit promovoi dhe futi mjet të ri të revizionit për analizën e kontratave të prokurimeve publike, i destinuar për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, i cili mundëson identifikimin e hershëm të rreziqeve, mbikëqyrje më të mirë mbi zbatimin e kontratave dhe forcim shtesë të rolit parandalues të revizionit.
Shënimi i 26-vjetorit konfirmoi edhe njëherë rolin e Entit Shtetëror të Revizionit si institucion bashkëkohor, i hapur dhe profesional, i cili mbetet i përkushtuar në mënyrë të qëndrueshme ndaj mbrojtjes së interesit publik dhe forcimit të udhëheqjes së mirë.