dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Ligjërata e Kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Prilep

24.12.2025

Sot, me ftesë të prof. dr. Pece Nikollovskit, Kryerevizori Shtetëror, mr. Maksim Acevski, mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Prilep, ku u trajtuan disa fusha të rëndësishme të shkencës ekonomike – bankarizmi, revizioni dhe kontabiliteti.

Në kuadër të ligjëratës, Kryerevizori Shtetëror prezantoi rolin dhe rëndësinë e Entit Shtetëror të Revizionit në sistemin e financave publike, me theks të veçantë në kompetencat, llojet e revizionit dhe kontributin e institucionit në përmirësimin e llogaridhënies publike, transparencës dhe besimit në institucionet.

Studentët patën mundësinë të njihet me aspektet praktike të profesionit të revizionit dhe kontabilitetit, lidhjen midis sektorit bankar dhe financave publike, si dhe me procesin e hartimit të raporteve të revizionit. Pjesëmarrësit morën pjesë aktivisht me pyetje dhe diskutime të lidhura me zhvillimin profesional dhe mundësitë e karrierës në këto fusha.

Kryerevizori shtetëror theksoi rëndësinë e arsimit të vazhdueshëm dhe trajnimit praktik për kuadrot e ri, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet komunitetit akademik dhe institucioneve është kyç për zhvillimin dhe forcimin e profesionit të revizionit.

 

Në kuadër të aktiviteteve dhe ligjëratave në Fakultetin Ekonomik në Prilep, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, realizoi takim pune me dekanën dhe prodekanën për bashkëpunim ndërkombëtar.

Enti Shtetëror i Revizionit mbetet i hapur për përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë dhe mbështetje të iniciativave që mundësojnë lidhjen e teorisë me praktikën, me qëllim përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm të kualifikuar dhe të përgjegjshëm në fushën e ekonomisë dhe revizionit.