dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Соопштенија и вести

05.05.2026
Nuk është kryer evidentimi i duhur i pasurisë së komunës dhe nuk janë ndërmarrë veprime për regjistrimin e së drejtës së pronësisë. Ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave lokale është bërë pa leje ndërtimi, rikonstruksioni i objekteve infrastrukturore pa dokumentacion projektues, ndërsa shpërndarja e mjeteve për kulturë dhe sport nuk është kryer në mënyrë transparente
20.04.2026
Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit, i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe të punësuarit në ESHR, mori pjesë në punëtori strategjike të dedikuar për përgatitjen e dokumenteve të reja strategjike të ESHR
09.04.2026
Transferet buxhetore për pensione arritën në 690 milionë euro në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 pritet që këto transfere ta tejkalojnë këtë shumë. Strategjia për të moshuarit ka skaduar para më shumë se pesë vitesh, ndërsa shërbimet e kujdesit afatgjatë janë të disponueshme për më pak se 1% të personave të moshuar, që tregon nevojën për reforma gjithëpërfshirëse sistemore. Ekziston rrezik për rritjen e përjashtimit social dhe për ngarkesë shtesë të financave publike në dekadat e ardhshme
08.04.2026
Ngjarja bashkon përfaqësues të Institucioneve Supreme të Revizionit nga rajoni dhe më gjerë, si dhe ekspertë nga SIGMA, UNDP dhe Gjykata Evropiane e Revizorëve , me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e qasjeve të revizionit në përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike
10.03.2026
Ndërmarrja Publike Sistemi Kolektorik – Shkup në vitin 2024 ka faturuar vetëm 33% të ujit të pastruar të shkarkuar, ndërsa me detyrime të akumuluara prej 493.108 mijë denarësh, përkatësisht më shumë se 8 milionë euro, dhe me llogari të bllokuar që nga themelimi i saj, ndërmarrja përballet me sfida serioze financiare, likuiditet të zvogëluar dhe rreziqe për qëndrueshmërinë e funksionimit
04.03.2026
Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pajtueshmërisë për prokurimet publike në Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2023 dhe ka konstatuar dobësi në pjesën e planifikimit të prokurimeve publike, dhënies së kontratave për prokurime publike, ndjekjes dhe konfirmimit të mallrave dhe shërbimeve të realizuara, si dhe në sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm mbështetës
04.03.2026
Janë konstatuar dobësi në: menaxhimin financiar, në pagesën e rrogave, në prokurimet publike, në regjistrimin e mjeteve, në realizimin e Programit për financimin e aktiviteteve të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2023, furnizimi me derivate të naftës, servisimi i automjeteve motorike dhe sistemin e kontrollit të brendshëm në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
03.03.2026
Punëtoria përfundoi me konkluzione përmbyllëse dhe diskutim aktiv, me ç’rast u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe forcim të mëtejshëm të kapaciteteve, me qëllim sigurimin e sistemit efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të prokurimeve publike
25.02.2026
Në fokus të punëtorisë ishte roli i revizionit shtetëror në sistemin e menaxhimit me borxhin publik, me ç’rast u theksua rëndësia e transparencës, llogaridhënies dhe raportimit të rregullt si parakushte për menaxhim të qëndrueshëm me financat publike