dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori me temë „Prokurimet publike – dilema dhe sfida“

02.03.2026

Më 2 mars 2026, në Fakultetin Ekonomik – Shkup, u mbajt punëtori njëditore interaktive me temë „Prokurimet publike – dilema dhe sfida“, e dedikuar për shkëmbimin e përvojave praktike dhe thellimin e njohurive në fushën e prokurimeve publike.

Punëtoria u hap me fjalë hyrëse nga mr. Maksim Acevski, kryerevizori shtetëror dhe dr. Mare Bogeva Micovska, drejtoreshë e Byrosë për Prokurime Publike, të cilët theksuan rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, zbatimit të drejtë të rregullativës ligjore dhe avancimit të transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e prokurimeve publike.

Në kuadër të sesionit të parë u shqyrtuan përjashtimet nga zbatimi i Ligjit për prokurimet publike, me theks në përjashtimet e përgjithshme, kushtet që lidhen me Marrëveshjen për Prokurimet Publike të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare, prokurimet publike ndërmjet organeve kontraktuese, si dhe prokurimet që realizohen nga shoqëri të lidhura ose grupe organe kontraktuese. Vëmendje e veçantë iu kushtua lëshimit të referencave negative, pyetjeve më të shpeshta dhe dilemave praktike me të cilat përballen institucionet.

Në vijim u prezantuan mënyrat e veçanta për përmbyllja e procedurave, përfshirë dhe dhënien e kontratave sektoriale dhe marrëveshjen kornizë si instrument për zbatimin e procedurës. Pjesëmarrësit diskutuan për llojet e marrëveshjeve kornizë dhe mënyrat e dhënies së kontratave individuale, me ç’rast u ndanë shembuj konkretë nga praktika.

Session i veçantë iu kushtua përmbylljes dhe ndryshimit të kontratave për prokurime publike, me focus të lidhjes së anekseve, përdorimin e mjeteve të sigurimit dhe kushtet për arkëtimin e garancisë bankare. Nëpërmjet diskutimit interaktiv u sqaruan çështjet që lidhen me ligjshmërinë dhe arsyeshmërinë e ndryshimeve të kontratave.

Në pjesën e dytë të punëtorisë u prezantuan risitë në Sistemin Elektronik të Prokurimeve Publike, përdorimi i e-tregut, zbatimi i ,,flamujve të kuq” si mjet për identifikimin e rreziqeve, si dhe mundësitë për e-arkivim. Gjithashtu, u shpjeguan mënyrat e kryerjes së kontrollit administrativ dhe gjendja e konstatuar në praktikë.

Punëtoria përfundoi me konkluzione përmbyllëse dhe diskutim aktiv, me ç’rast u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe forcim të mëtejshëm të kapaciteteve, me qëllim sigurimin e sistemit efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të prokurimeve publike.