dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferencë në Malin e Zi për revizionet e buxhetit të shtetit

29.02.2024

Në periudhën 27-29 shkurt 2024, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Ndihmëse e udhëheqësit të revizionit, Biljana Stojanovska dhe përfaqësues nga Ministria e Financave morën pjesë në Konferencën e rrjetit të Institucioneve Supremе të Revizionit të vendeve kandidatе dhe kandidatët potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me temën ,,Revizioni i llogarisë përfundimtarе të buxhetit shtetëror’’, në Budvë të Malit të Zi.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  

Kryerevizori shtetëror në panel diskutimin me temën ,,Maksimizimi i efikasitetit dhe përfitimeve nga revizioni i buxhetit të shtetit’’ i prezantoi dhe ndau përvojën e Entit Shtetëror të Revizionit në zbatimin e revizionit të Buxhetit të RMV-së, duke ju referuar gjendjeve kyçe të konstatuara dhe komunikimit me palët e interesuara.

Në kuadër të aktiviteteve të Konferencës, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Senatit, z. Nikolla Kovaçeviq nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Institucionit Shtetëror të Revizionit të Malit të Zi.  

Bashkëpunimi i përbashkët në të ardhmen parashikon aktivitete të shumta mes dy institucioneve të revizionit, mes të cilave edhe organizim eventeve, trajnimeve profesionale për revizorët, zbatimin e revizioneve të përbashkëta dhe paralele dhe fusha dhe tema tjera me interes të përbashkët.  

Linku deri te përbajtja e Memorandumit për bashkëpunim:

https://dzr.mk/sites/default/files/dzr/doc/Memorandum_sorabotka_DZR_VRI…