dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takimi Vjetor i Bordit Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s (IBAN) në Bruksel

16.05.2024

Në periudhën 14-15.05.2024, Kryerevizori shtetëror, z. Maksim Acevski i shoqëruar nga z. Ivan Ignjatov, Këshilltari i Kryerevizorit shtetëror morën pjesë në takimin vjetor të Institucioneve Shtetërore të Revizionit të NATO-s në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Në takim u prezantua Raporti Vjetor i Revizionit për vitin 2023, i përgatitur nga Bordi i Revizorëve të NATO-s, si dhe nevojën dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin profesional të ESHR-së me Bordin Ndërkombëtar të Revizorëve të NATO-s (IBAN).

Njëherazi, gjatë vizitës, Kryerevizori shtetëror realizoi dhe takim pune me z. Dane Taleski, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nato.