dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim dypalësh midis Entit Shtetëror të Revizionit dhe Institucionit Shtetëror të Revizionit të Malit të Zi

29.09.2025

Sot, më 29 shtator 2025, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit është duke u zhvilluar takim dypalësh në kuadër të revizionit paralel „Programet për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje“. Në takim marrin pjesë Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe dr. Branisllav Radulloviq, senator në Institucionin Shtetëror të Revizionit të Malit të Zi, së bashku me ekipet e revizionit nga të dy institucionet.

Takimin e hapën mr. Acevski dhe dr. Radulloviq, të cilët theksuan bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar mes institucioneve. ,,Puna jonë e përbashkët është shembull se si përmes partneritetit mund të përmirësohet praktika e revizionit dhe të jepet kontribut në tema me rëndësi shoqërore, siç është mbrojtja e shëndetit publik,” theksoi mr. Acevski.

Me këtë revizion udhëheq Ndihmësja e kryerevizorit shtetëror, Sonja Kambovska, e cila, së bashku me ekipin e saj e koordinon në mënyrë aktive punën dhe shkëmbimin e përvojave në kuadër të projektit.

Gjatë ditës së parë, theksi u vendos në diskutimin e gjetjeve të konstatuara nga revizioni, shkëmbimin e përvojave midis ekipeve të revizionit dhe prezantimin e dokumenteve të punës të përdorura gjatë procesit.

Puna do të vazhdojë edhe nesër, më 30 shtator 2025, kur fokusi do të jetë në përgatitjen e matrices së gjetjeve, harmonizimin e strukturës dhe dinamikës për përgatitjen e raportit përfundimtar, si dhe përkufizimin e hapave të ardhshëm.

„Revizionet paralele nuk janë vetëm një proces teknik, ato janë edhe mundësi për ndërtimin e standardeve të përbashkëta dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes institucioneve,“ theksoi dr. Radulloviq.

Me këtë takim forcohet bashkëpunimi institucional dhe hapen perspektiva të reja për aktivitete të ardhshme në kuadër të revizioneve bashkëpunuese me interes të përbashkët.