Me revizion janë konstatuar dobësi në menaxhimin financiar dhe në funksionimin e NP „Parkingjet e Komunës Qendër“ – Shkup, përkatësisht evidentim joadekuat i pajisjeve dhe objekteve ndërtimore, taksë komunale e papaguar në vlerë prej 86 milionë denarë në Buxhetin e Komunës Qendër, 25% e kërkesave të përgjithshme janë më të vjetra se gjashtë vjet dhe pa masa të ndërmarra për arkëtimin ose zhvlerësimin e tyre, parregullsi në procedurat e prokurimeve publike, si dhe dobësi në punën e arkës
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Вести
- 14.07 2026Ndërmarrja Publike përballet me pjesëmarrje të lartë të kërkesave, arkëtimi i të cilave është i pasigurt, me menaxhim joekonomik të rezervave, likuiditet të zvogëluar dhe jofunksionalitet të parkut të automjeteve me moshë mesatare prej 15 vjetësh. Nga gjithsej 189 automjete speciale komunale, 60% janë jashtë funksionit, që ndikon në uljen e aftësisë së ndërmarrjes për të gjeneruar përfitime ekonomike
- 09.07 2026Me revizion është konstatuar se për masat aktive të punësimit në vitin 2024 janë paguar 1.442.207 mijë denarë (23,4 milionë euro), por gjatë shpërndarjes së mjeteve nuk është siguruar parimi i zhvillimit të barabartë rajonal. Më shumë se gjysma e mjeteve për disa masa janë përqendruar në një numër të vogël të qendrave të punësimit, përkatësisht 62,05% e masës për vetëpunësim dhe mbi 50% e masave për subvencionimin e pagave, punësimin dhe rritjen e subjekteve juridike janë realizuar vetëm në disa qytete – Shkup, Tetovë, Strugë, Kumanovë dhe Probishtip, ndërsa të tjerat kanë përfituar pjesë dukshëm më të vogël
- 29.06 2026Enti Shtetëror i Revizionit ka përmbyllur me sukses Programin Vjetor të Punës për vitin 2025, me ç’rast Kryerevizori Shtetëror, m-r. Maksim Acevski, dorëzoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e EShR-së për vitin 2025 te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi
- 26.06 2026SHA MEPSO Shkup shënon rritje të të hyrave, por përballet me dobësi serioze në menaxhimin e pronës, investimeve dhe mjeteve publike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike
- 23.06 2026Të ardhurat e rritura nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit për pagesën e pensioneve në vitin 2024. Për këtë arsye, kryhen transfere nga Buxheti i shtetit, të cilat përbëjnë 36,71% të të ardhurave totale të Fondit
- 11.06 2026Dobësitë në kontrollet sistemore dhe në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, dhe përditësimi dhe verifikimi i pamjaftueshëm i të dhënave për përfituesit, kanë kontribuar në kryerjen e pagesave të të drejtave sociale pa përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara me ligj dhe d;min e shkaktuar n; Buxhetin e shtetit
- 20.05 2026Përvojat dhe praktikat pozitive nga Singapori, veçanërisht në pjesën e përdorimit të të dhënave për ndjekjen e progresit dhe eliminimin e barrierave sistemike, do të japin një kontribut të rëndësishëm në finalizimin e revizionit