Janë konstatuar dobësi në: menaxhimin financiar, në pagesën e rrogave, në prokurimet publike, në regjistrimin e mjeteve, në realizimin e Programit për financimin e aktiviteteve të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2023, furnizimi me derivate të naftës, servisimi i automjeteve motorike dhe sistemin e kontrollit të brendshëm në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Вести
- 03.03 2026Punëtoria përfundoi me konkluzione përmbyllëse dhe diskutim aktiv, me ç’rast u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe forcim të mëtejshëm të kapaciteteve, me qëllim sigurimin e sistemit efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të prokurimeve publike
- 25.02 2026Në fokus të punëtorisë ishte roli i revizionit shtetëror në sistemin e menaxhimit me borxhin publik, me ç’rast u theksua rëndësia e transparencës, llogaridhënies dhe raportimit të rregullt si parakushte për menaxhim të qëndrueshëm me financat publike
- 19.02 2026Nëpërmjet studimeve të rasteve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit i përmirësuan aftësitë e tyre analitike dhe skepticizmin profesional, që paraqet hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale të Entit Shtetëror të Revizionit
- 19.02 2026Konferencë Vjetore për forcimin e bashkëpunimit institucional për formalizimin e ekonomisë joformaleKonferenca paraqet forum të rëndësishëm kombëtar për avancimin e qasjes së koordinuar në trajtimin e ekonomisë joformale, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të përvojave dhe përkufizimit të masave dhe aktiviteteve konkrete
- 16.02 2026Shqyrtimi i raporteve përfundimtare të revizionit në kuadër të komisioneve dhe trupave parlamentare përfaqëson një aktivitet të paraparë në Memorandumin për Bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe implementimin më efikas të rekomandimeve të revizionit
- 11.02 2026Më 11 shkurt 2026, në Kuvend u mbajt debat publik i Komisionit për Financim dhe Buxhet me temë “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup
- 06.02 2026Konkluzioni i konferencës është se revizioni shtetëror po përballet me sfida të përbashkëta që lidhen me inteligjencën artificiale, si dhe me nevojën për përmirësim të vazhdueshëm të njohurive dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar
- 05.02 2026Numri i madh i personave të angazhuar përmes agjencive private të punësimit, për periudhë të caktuar dhe me kontratë për vepër për kryerjen e veprimtarisë së SHPPP-së, ndikon në sigurimin e vazhdueshëm të shërbimeve për institucionet e tjera, si dhe në cilësinë e informacionit të paraqitur në raportet financiare për organet shtetërore që i përdorin këto shërbime