dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të Revizorëve

19.05.2026

Më datë 19.05.2026, në Entin Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, zhvilluan takim pune me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të Revizionit z. Toni Marfi dhe z. Piter Borsos, atashe nga zyra e kryetarit.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, shprehu kënaqësinë për vizitën e Kryetarit të Gjykatës Evropiane të Revizionit, i cili për herë të parë ndodhet në vizitë zyrtare në Entin Shtetëror të Revizionit. E njohu atë me aktivitetet dhe rezultatet e arritura të ESHR-së si institucion suprem i revizionit në shtet.

Kryetari i Gjykatës Evropiane të Revizionit, z. Toni Marfi, shprehu kënaqësinë për aktivitetet dhe rezultatet e prezantuara nga Enti Shtetëror i Revizionit, duke theksuar se Enti Shtetëror i Revizionit është institucion suprem serioz i revizionit, i cili gjatë 15 viteve të fundit ka mundësuar praktikë profesionale në Gjykatën Evropiane të Revizionit për më shumë se 20 revizorë shtetërorë.

Në kuadër të vizitës bilaterale, Kryerevizori Shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Gjykatës Evropiane të Revizorëve, z. Toni Marfi, zhvilluan takim pune edhe me Kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, në të cilin diskutuan aktivitetet e deritanishme të përbashkëta, si dhe aktivitetet e planifikuara të ardhshme në më shumë fusha.

Këto iniciativa janë kyçe për avancimin e kapaciteteve të revizionit në kontekst të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës Reformuese. Për më tepër, ato do t’i mbështesin aktivitetet në kuadër të Rrjetit të ISR-ve për vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE. Vizita paraqet hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të efikasitetit në menaxhimin e mjeteve të BE-së, me qëllim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.