Me këtë bashkëpunim bilateral, Enti Shtetëror i Revizionit e forcon përkushtimin e tij për ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucione supreme të revizionit lider në nivel global, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Вести
- 27.01 2026Komuna nuk ka miratuar planet urbanistike për 20 vendbanime, nuk ka marrë masa për largimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, veçanërisht në zonat e mbrojtura, vendosja e pajisjeve urbane bëhet pa leje dhe pa paguar taksat komunale, dhe subvencionimi i ndërmarrjeve publike në shumën totale prej 36.505 mijë denarë është pa Program dhe pëlqim të siguruar paraprak nga Këshilli
- 26.01 2026Vizita bilaterale paraqet kontribut të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Entit Shtetëror të Revizionit dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale, në drejtim të përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit efektiv me financat publike
- 13.01 2026Revizioni ka konstatuar se 287 ha nga sipërfaqja totale e shfrytëzueshme e ZZHTI dhe zonave industriale nuk janë përdorur funksionalisht, domethënë nuk janë dhënë me qira, ndërsa shtatë nga gjithsej 16 zonat, me sipërfaqe totale prej 203,5 ha, dhe një zonë industriale me sipërfaqe 3,2 ha nuk janë vënë në funksion, dmth hapësira e tyre nuk është dhënë tek përdoruesit potencialë
- 30.12 2025Në përputhje me kriteret e përcaktuara në Udhëzimin për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizioneve, Enti Shtetëror i Revizionit për vitin 2026 planifikon të kryejë të paktën 237 revizione, përkatësisht: 217 revizione të rregullshmërisë, 13 revizione të suksesit, 3 revizione të pajtueshmërisë dhe 4 revizione për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportet përfundimtare të revizionit nga periudha e mëparshme
- 30.12 2025Deficiti buxhetor në nivel të Buxhetit Qendror, sipas treguesve makroekonomikë të publikuar nga MF për vitin 2024, arrin në 4,4% të BPV-së dhe është më i ulët krahasuar me vitin 2023, kur ishte 4,8% e BPV-së
- 25.12 2025Me revizionin e kryer për vitin 2024 është konstatuar se FIZHT nuk ka vendosur mekanizëm për ndjekjen sistematike dhe gjithëpërfshirëse të rezultateve të arritura nga projektet e mbështetura pas përfundimit të tyre, as nuk kryhet analizë e thelluar të biznesit dhe financave të tyre. Në fund të periudhës së raportimit, shprehen detyrime të papaguara në shumë prej 13.863.000 euro
- 24.12 2025Enti Shtetëror i Revizionit mbetet i hapur për përmirësimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë dhe mbështetje të iniciativave që mundësojnë lidhjen e teorisë me praktikën
- 23.12 2025Me revizionin e kryer në SHA NOMAGAS Shkup është konstatuar se, pavarësisht se janë shpenzuar mbi 143 milionë euro për ndërtimin e tre gazsjellësve magjistralë, të njëjtët ende nuk janë vënë në përdorim. Gjithashtu, janë konstatuar parregullsi në menaxhimin me pronat, evidencën e kapitalit dhe shpërndarjen e kompensimeve, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të pafavorshme në likuiditetin, transparencën dhe zhvillimin e sistemit të gazit në shtet