Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit, i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevksi, realizoi një vizitë zyrtare bilaterale në Gjykatën e Përgjithshme të Revizionit të Mbretërisë së Arabisë Saudite (General Court of Audit – GCA), e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar 2026 në Riad.
Në kuadër të vizitës zyrtare, më 27 janar 2026, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevksi he Kryetari i Gjykatës së Përgjithshme të Revizionit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. dr. Husem Alangari, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin vendoset kornizë për partneritet afatgjatë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e revizionit të sektorit publik.
Memorandumi parashikon avancimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikave të mira, organizimit të trajnimeve dhe punëtorive të përbashkëta, shkëmbimit të metodologjive dhe doracakëve të revizionit, si dhe formave të tjera të bashkëpunimit në kuadër të INTOSAI-t dhe organizatave përkatëse rajonale të institucioneve supreme të revizionit.
Në kontekst të zbatimit të Memorandumit, tashmë janë përcaktuar aktivitete konkrete, ndër të cilat forcimi i kapaciteteve institucionale të ESHR-së përmes pjesëmarrjes në punëtori ndërkombëtare dhe programe trajnimi, si dhe zhvillimi i një peer review nga Gjykata e Përgjithshme e Revizionit e Mbretërisë së Arabisë Saudite në vitin 2027.
Më tepër, Gjykata e Përgjithshme e Revizionit e Mbretërisë së Arabisë Saudite do të sigurojë mbështetje për përfshirjen më aktive të Entit Shtetëror të Revizionit në aktivitetet ndërkombëtare në kuadër të INTOSAI-t dhe IDI-së, si dhe në ARABOSAI dhe ASOSAI, duke pasur parasysh rolin udhëheqës që kjo institucion ka në trupat drejtuese të këtyre organizatave.
Me këtë bashkëpunim bilateral, Enti Shtetëror i Revizionit e forcon përkushtimin e tij për ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucione supreme të revizionit lider në nivel global, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përfshirjen aktive në proceset ndërkombëtare në fushën e revizionit shtetëror.