dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferencë Vjetore për forcimin e bashkëpunimit institucional për formalizimin e ekonomisë joformale

19.02.2026

Më datë 18.02.2026, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë në Konferencën Vjetore me temë “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”, e cila u mbajt sot në Shkup, në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) dhe Fakulteti Ekonomik – Shkup.

Konferenca paraqet forum të rëndësishëm kombëtar për avancimin e qasjes së koordinuar në trajtimin e ekonomisë joformale, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të përvojave dhe përkufizimit të masave dhe aktiviteteve konkrete.

Në hapjen e konferencës me fjalim ju drejtua kryeministri i Qeverisë, z.Kristijan Mickoski, ministrja e financave, znj.Gordana Dimitrieska Koçoska, ministri i ekonomisë dhe punës, z.Besar Durmishi, dekani i Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, prof. dr.Mijalçe Santa, koordinatori kombëtar i ONP-së për Maqedoninë e Veriut, z.Emil Kërstanovski dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, z.Armen Grigorian.

Në kuadër të konferencës, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski ishte një nga nënshkruesit, në emër të Entit Shtetëror të Revizionit, të deklaratës për partneritet dhe veprim ,,Përkushtim i përbashkët për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedonia e Veriut”. Me nënshkrimin e deklaratës konfirmohet përkushtimi i institucioneve për veprim të koordinuar dhe sistematik, i orientuar drejt zvogëlimit të ekonomisë joformale, forcimit të sundimit të ligjit, avancimit të transparencës dhe sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Pjesëmarrja e Entit Shtetëror të Revizionit në këtë ngjarje thekson rolin e institucionit suprem të revizionit në sigurimin e llogaridhënies, menaxhimit më të mirë me mjetet publike dhe mbështetjes së proceseve reformuese që kontribuojnë në formalizimin e rrjedhave ekonomike në shtet.