Në periudhën nga 18 deri më 19 shkurt 2026, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u mbajt trajnim dyditor me temë ,,Qasja forenzike dhe identifikimi i rrezikut nga mashtrimi”, si pjesë e projektit ,,Mbështetje për zbatimin e Programit për reformën e menaxhimit me financat publike 2024–2027”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Në kohën kur rrjedhat financiare po bëhen gjithnjë e më komplekse, ndërsa rreziqet nga keqpërdorimet gjithnjë e më të sofistikuara, revizioni forenzik përfaqëson mjet thelbësor për njohjen në kohë të ,,flamujve të kuq”, analizën sistematike të të dhënave dhe sigurimi i bazës së fortë të provës.
,,Revizioni forenzik është më shumë se metodologji, ajo është qasje proaktive në identifikimin dhe menaxhimin me rreziqet. Nëpërmjet forcimit të kapaciteteve forenzike, Enti Shtetëror i Revizionit forcon fokusin e tij në transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtjen në kohë të interesit publik,” theksoi Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski.
Në kuadër të trajnimit, nën mentorimin e ekspertës Evangelia Dimitroulia, u trajtuan tema të lidhura me tipologjinë e mashtrimeve dhe treguesit e rrezikut, keqpërdorimin e fondeve dhe manipulimin me raportet financiare, si dhe metodat për vlerësimin dhe rangimin e rreziqeve. Theks i veçantë u vu në analizën e të dhënave, menaxhimin me provat dhe strukturimin e raportimit në angazhimet forenzike, me qëllim sigurimin e konkluzioneve të qarta, të argumentuara dhe të mbështetura me prova.
Nëpërmjet studimeve të rasteve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit i përmirësuan aftësitë e tyre analitike dhe skepticizmin profesional, që paraqet hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale të Entit Shtetëror të Revizionit.
Ky aktivitet paraqet hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale të Entit Shtetëror të Revizionit për njohjen, vlerësimin dhe trajtimin në kohë të rreziqeve nga mashtrimet në sektorin publik.