Enti Shtetëror i Revizionit shënoi jubileun e tij 26-vjeçar, duke theksuar rolin e tij si shtyllë e llogaridhënies, transparencës dhe udhëheqjes së mirë me mjetet publike. Ngjarja mblodhi përfaqësues të lartë shtetërorë, ambasadorë, auditor të përgjithshëm, organizata qytetare dhe të punësuar aktualë, të mëparshëm dhe të pensionuar, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Entit Shtetëror të Revizionit si institucion i besueshëm në ndërtimin e besimit dhe avancimin e politikave publike
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Вести
- 18.12 2025Me revizionin e kryer të punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për vitin 2024, është konstatuar veprim joadekuat në procesimin e lëndëve kundërvajtëse, menaxhimin me prokurimet publike, sigurinë TI-së dhe procedurat për kategorizimin e objekteve hoteliere për akomodim
- 16.12 2025Me revizionin e kryer në SHA Lotaria Shtetërore për vitin 2024, janë konstatuar parregullsi serioze që lidhen me transaksionet e palogjikshme dhe joekzistuese, shkresa pa dokumentacionin financiar përkatës ose të mbështetura me dokumente të pabesueshme, për shkak të të cilave ekziston dyshimi për keqpërdorimin e mjeteve monetare, si dhe punën e paligjshme me arkën dhe llogaritë e pagesave.
- 04.12 2025Komuna nuk i dorëzon kërkesat në ministrinë kompetente për marrjen e pëlqimit për objektet e ndërtuara pa leje në tokë bujqësore, realizon të ardhura nga shërbimet e akomodimit në objektin ,pushimore në Star Dojran’’ pa siguruar paraprakisht pëlqimet e nevojshme për kryerjen e veprimtarisë së theksuar dhe nuk ka siguruar funksionalitetin e kopshtit "Rahilka Goneva" në fshatin Erxheli
- 04.12 2025Në diskutim u theksua se është i nevojshëm qasje institucionale më e harmonizuar, monitorim i rregullt dhe financim i qëndrueshëm për të siguruar shërbime efektive për viktimat e dhunës
- 02.12 2025Komuna e Sarajit përballet me dobësi në procesin e buxhetimit, evidentimin kontabël dhe vlerësimin e pasurisë, subvencionimin joadkuate të NP, procedura të zbatuara në mënyrë të paligjshme për dhënien me qira të “Objektit sportiv-rekreativ dhe pishinës në Saraj” për 25 vjet dhe parregullsi gjatë zbatimit të prokurimeve publike në lidhje me lëndën e prokurimit, aktivitete të kryera jashtë specifikimeve teknike dhe tejkalimin e pragjeve të vlerës
- 25.11 2025Në takim u diskutua për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta, si dhe për mbështetjen e Bankës Botërore në avancimin e mëtejshëm të punës së ESHR-së
- 25.11 2025Komuna me numër më të madh të parregullsive gjatë udhëheqjes së librave afariste, administrimin e të ardhurave vetanake (tatime, taksa dhe kompensime), dhe nuk furnizon me ujë një pjesë të vendbanimeve nga sistemi i ujësjellësit me vlerë 265 milionë denarë, ndërsa ndërtimi i rrugëve po kryhet pa dokumentacionet adekuate të planifikimit dhe lejen përkatëse të ndërtimit
- 20.11 2025Marrëveshjet e lidhura për prodhimin e filmave të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, dokumentar dhe të animuar, si dhe për festivale, shënojnë një trend rritjeje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme, veçanërisht në periudhën nga viti 2022 deri në 2024, ku korrelacioni i buxhetit të miratuar / detyrimeve për projektet është 1:5, që tregon se vazhdimisht Agjencia ndërmerr më shumë obligime sesa buxheti i miratuar