dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë bilaterale e Institucionit Suprem të Revizionit të Indisë në Entin Shtetëror të Revizionit

26.01.2026

Në periudhën nga 19 deri më 24 janar 2026, Enti Shtetëror i Revizionit ishte mikpritës i vizite bilaterale të delegacioni nga Institucioni Suprem i Revizionit i Republikës së Indisë (Office of the Comptroller and Auditor General of India). 

Në kuadër të vizitës, u zhvilluan takime pune, prezantime dhe diskutime që synonin shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e revizionit shtetëror, si dhe në identifikimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm bilateral midis dy institucioneve supreme të revizionit.

Përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit prezantuan disa tema dhe fusha të punës së tyre, me theks të veçantë në revizionet e suksesit, revizionet që lidhen me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), revizionet gjinore, revizionet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, revizionet e TI-së, si dhe përdorimin e mjeteve dhe qasjeve inovative në praktikën e revizioni Prezantimet u shoqëruan me diskutime të hapura dhe shkëmbim praktikash dhe përvojash me delegacionin nga ISR India.

Vizita bilaterale paraqet kontribut të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Entit Shtetëror të Revizionit dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale, në drejtim të përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit efektiv me financat publike.

Në fund të vizitës bilaterale u arrit në përfundimin se të dy institucionet supreme të revizionit kanë shumë ngjashmëri në procedurat dhe mënyrën e kryerjes së revizionit shtetëror, si dhe shumë fusha të mundshme për bashkëpunim të ndërsjellët në forcimin dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të revizorëve shtetërorë.