dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Në disa vendbanime revizioni ka konstatuar ndërtime dhe aktivitete ndërtimore të kryera të objekteve për banim individual dhe kompleks hotelier, për të cilat nuk është paguar kompensim për rregullimin e tokës ndërtimore dhe nuk janë lëshuar leje ndërtimi

26.01.2026

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-
Njoftim për mediumet -

Shkup, 27.01.2026

 

Në disa vendbanime revizioni ka konstatuar ndërtime dhe aktivitete ndërtimore të kryera të objekteve për banim individual dhe kompleks hotelier, për të cilat nuk është paguar kompensim për rregullimin e tokës ndërtimore dhe nuk janë lëshuar leje ndërtimi

 

Komuna nuk ka miratuar planet urbanistike për 20 vendbanime, nuk ka marrë masa për largimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, veçanërisht në zonat e mbrojtura, vendosja e pajisjeve urbane bëhet pa leje dhe pa paguar taksat komunale, dhe subvencionimi i ndërmarrjeve publike në shumën totale prej 36.505 mijë denarë është pa Program dhe pëlqim të siguruar paraprak nga Këshilli

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të raporteve financiare bashkë me revizion të pajtueshmërisë së Komunës së Ohrit, për vitin 2024.

Janë konstatuar gjendje parregullsi dhe mosharmonizim në punën e komunës dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion me rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe opinion të pavolitshëm për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura të llogarisë së buxhetit themelor (630) dhe opinion të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe opinion të pavolitshëm për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura të llogarisë së buxhetit themelor (637).

Komuna e Ohrit nuk ka evidentuar kërkesa financiare mbi bazën e tarifës për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, ndërsa NP ,,Komunaleci i Ohrit’’ me vite nuk i ka paguar këto mjete në buxhetin e komunës. Për vitin 2024, mbi këtë bazë, ndërmarrja publike ka paraqitur detyrime prej 22.880 mijë denarë, ndërsa komuna ka dorëzuar paditë për vitet 2021, 2022 dhe 2023 në shumë prej 53.831 mijë denarë.

Gjithashtu, Nuk janë evidentuar kërkesa për taksën komunale për përdorimin e hapësirës për parkimin e mjeteve motorike në territorin e komunës. Ndërmarrja publike që menaxhon parkimet në territorin e komunës, NP ,,Biljanini Izvori” Ohër me vite nuk i ka paguara taksat komunale, cila sipas evidencës së ndërmarrjes janë prej 3.901 mijë denarë.

Pa vendim nga Këshilli i Komunës, është bërë shlyerja e kërkesave nga përdoruesit e buxhetit në shumën prej 534 mijë denarë për shpenzimet komunale të faturuara në periudhën (2017-2020) dhe shlyerja e 4,832 mijë denarëve, saldoja e abonimeve për të cilat nuk ka dokumentacion përkatës mbështetës.

Tatim paguesit të cilët kanë fituar prona shtesë ose të re në vitet e kaluara, nuk janë të obliguar me tatim të pronës, ndërsa për tatimin e pronës që nuk është paguar në afatin e përcaktuar nuk llogaritet dhe arkëohet kamata.

Kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore llogaritet sipas vendimeve të vitit 1997, 1999 dhe 2011, në të cilat është përcaktuar përqindja e shumës së kompensimit për zona nga vlera mesatare ndërtimore për 1 m² të sipërfaqes neto, në shumën prej 17 mijë denarë, dhe zonat nuk përditësohen sipas nivelit të rregullimit, që ndikon në të ardhurat e realizuara dhe në mjetet e nevojshme për rregullimin e tokës.

Për 11 vendbanime/fshatra Këshilli i Komunës nuk ka miratuar planet urbanistike për fshatin dhe planet urbanistike jashtë vendeve të banuara, dhe për 9 vendbanime janë miratuar vendime për aprovimin e programit të planifikimit për përgatitjen e planeve urbanistike, por të njëjtit nuk janë miratuar. Në disa nga vendbanimet, revizioni ka konstatuar ndërtimin e objekteve dhe aktivitete ndërtimore për shtëpi individuale dhe komplekse hotelierike, për të cilat nuk është paguar kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore dhe nuk janë lëshuar leje ndërtimi.

 

1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në procedurat për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje, nuk respektohen afatet e përcaktuara me ligj dhe nuk ndiqet procesi i arkëtimit të kompensimeve për rregullimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje, e cila është me pagesë të shtyrë (12 këste mujore të barabarta), kështu që janë lëshuar vendimet me vetëm një pagesë të realizuar. Megjithëse Këshilli ka miratuar 1,748 vendime për përcaktimin e nevojës për miratimin e plan dokumentacionit urbanistik me qëllim integrimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në afat prej pes viteve, sipas të cilëve nuk është zbatuar.

Për objektet e ndërtuara pa leje që nuk plotësojnë kushtet për lëshimin e miratimit urbanistik, janë miratuar 4,847 vendime për refuzim, por nuk janë marrë masa për t'i hequr ato, megjithëse inspektorët e autorizuar të ndërtimit për periudhën 2019 - 2024 kanë lëshuar 456 akte administrative të formës së prerë për ndërtimet ilegale. Me këtë, nuk është respektuar detyrimi i parashikuar në ,,Planin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore" për hartimin e një inventari të detajuar të të gjithë objekteve të ndërtuara pa leje, vlerësimin e ndikimit të tyre mbi vlerën universale të jashtëzakonshme të komunës dhe heqjen e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje, veçanërisht në Parkun Kombëtar "Galiçica", për të cilat, në bazë të vlerësimeve të zbatuara më parë do të përcaktohet se paraqesin kërcënim për të mirën, përfshirë edhe integritetin dhe autenticitetin e qytetit.

Nuk është miratuar plan urbanistik për bregdetin (zona me gjerësi prej 50 m, e llogaritur nga kufiri i njësisë kadastrale 1/1 "Liqeni i Ohrit"), ndërsa për Programin Vjetor për vendosjen e pajisjeve urbane për vitin 2024, nuk është siguruar mendim pozitiv/ pëlqim nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Gjatë vitit 2024, 23 objekte gastronomike përdorin hapësira publike për vendosjen e pajisjeve urbane pa marrë leje përkatëse dhe pa paguar taksën komunale për përdorimin e hapësirës, ndërsa lejet e lëshuara, edhe pse janë për periudhë prej 3 muajve, po përdoren për 12 muaj.

Pajisjet urbane të vendosura (shtretëza të mbuluara, të cilat janë të ngulitura në hapësirën publike me një konstruksion të fiksuar, shtylla çeliku, hapësira e mbyllur me ndarje xhami) nuk përbëjnë elementë të lehtë për montim dhe demontim, dhe e prish dedikimin themelor të hapësirës dhe sigurisë së trafikut.

Për ushtrimin e veprimtarisë gastronomike jashtë objektit biznesor, në hapësirën e dedikuar për ofrimin e shërbimeve gastronomike, nuk janë lëshuar leje nga ana e kryetarit të komunës, në përputhje me Ligjin për Veprimtarinë Gastronomike.

2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komuna nuk gjeneron të ardhura në bazë të taksava komunale për shfrytëzimin e hapësirave në kampingje, ngritjen e tendeve dhe përdorime të ngjashme, megjithëse në territorin e Komunës së Ohrit janë regjistruar 6 auto kampingje.

Në bazë të marrëveshjes nga viti 2023, është realizuar eksproprimi i tokës ndërtimore në njësinë kadastrale të Velgoştit, pronë e një personi juridik, toka e të cilit në përputhje me PUP është dedikuar për ndërtimin e objekteve për përdorim të përgjithshëm/varreza,  dhe si kompensim për eksproprimin e tokës ofrohet tokë ndërtimore në pronësi të shtetit me dedikim kompleks hotelerik. Në përputhje me vlerësimin e kryer nga një vlerësues i autorizuar, toka ndërtimore e ekspropriuar është vlerësuar në shumën prej 3,315 mijë denarë, ndërsa toka që ofrohet si kompensim ka një vlerë prej 2,622 mijë denarë, ndërsa për dallimin prej 693 mijë denarë, është ofruat patundshmëri tjetër për të cilën proceduara ende është në rrjedhë. Duke pasur parasysh se ofrohet kompensim për patundshmërinë e ekspropriuar me tjetër tokë shtetërore lënda është dorëzuar edhe te Prokuroria e Shtetit të RMV, e cila ka theksuar se duhet të respektohen dispozitat e Ligjit për Ujërat që kanë të bëjnë me token që nuk duhej të ishte lëndë e qarkullimit jurid, pasi ajo ndodhet në afërsi të brezit bregdetar të Liqenit të Ohrit.

Për investimet kapitale në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe kanalizimit atmosferik, si dhe për shtesën e ndërtesës së komunës, nuk është regjistruar e drejta e pronësisë, megjithëse objektet janë përdorur për një periudhë të gjatë. Objektet për të cilat, me vendime nga viti 2005, janë transferuar të drejtat themelore dhe detyrimet, si dhe e drejta e pronësisë mbi shkollat e mesme dhe fillore, si dhe një kopsht, janë regjistruar në pronësi të njësiave përfituese, pa vendim të Këshillit të Komunës.

Për ndërtimin e rrugëve komunale, stacioneve të pastrimit dhe projekteve infrastrukturore lineare, të cilat në përputhje me Ligjin për Ndërtimin, klasifikohen si ndërtesa të kategorisë së dytë, nuk është siguruar leja e ndërtimit, dhe aktivitetet ndërtimore realizohen pa projekt dhe dokumentacion projektues, ndërsa specifikimet teknike / llogaritjet e matjeve janë përgatitur nga shërbimet përgjegjëse.

"Në këtë bazë, gjatë vitit 2024 janë paguar gjithsej 49.431 mijë denarë.

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Realizimi i aktiviteteve programore në fushën e kulturës është bërë pa shpalljen e thirrjeve publike ose publikimin në faqen e internetit të komunës, dhe pa kritere dhe kushte të qarta të përcaktuara paraprakisht për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve. Nga ana tjetër, 37,400 mijë denarë (59%) nga totalja e fondeve të Programit janë ndarë për klube sportive dhe shoqata sportive që nuk kanë aplikuar në thirrjen publike.

Nga ana e komunës, janë paguar subvencione për ndërmarrjet publike në shumën totale prej 36,505 mijë denarë gjegjësisht 582 mijë euro, pa siguruar paraprakish pëlqimin nga Këshilli dhe miratimi i Programi për subvencionimin. Mjetet janë dedikuar për shërbimin e detyrimeve të papaguara, gjegjësisht shpenzimet aktuale operative dhe investimet, ndërsa pagesat janë kryer për kërkesa të paplota dhe dokumentacion për volumin e aktiviteteve të kryera nga plani vjetor i punës së ndërmarrjeve publike.

Komuna nuk ka vendosur evidence material dhe kontabël për pranimin dhe lëshimin e materialeve, detyrimet nuk janë evidentuar në kohë, dhe regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është realizuar në mënyrën e parapar në rregullat ligjore dhe nënligjore.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga ana e institucioneve kompetente dhe personave përgjegjës.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected] 
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]