ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet-
Shkup, 13.01.2026
Dobësitë në investimet kapitale dhe pagesat sipas kontratave të lidhura krijojnë rreziqe financiare dhe ligjore për DZZHTİ-në
Revizioni ka konstatuar se 287 ha nga sipërfaqja totale e shfrytëzueshme e ZZHTI dhe zonave industriale nuk janë përdorur funksionalisht, domethënë nuk janë dhënë me qira, ndërsa shtatë nga gjithsej 16 zonat, me sipërfaqe totale prej 203,5 ha, dhe një zonë industriale me sipërfaqe 3,2 ha nuk janë vënë në funksion, dmth hapësira e tyre nuk është dhënë tek përdoruesit potencialë
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pasqyrave financiare, së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial (DZZHTİ) për vitin 2024.
Në territorin e shtetit, Qeveria ka themeluar 16 Zona të Zhvillimit Teknologjik Industrial (ZZHTI) dhe tri Zona Industriale, të cilat administrohen dhe janë nën kompetencën e DZZHTİ -së, si dhe është nisur procedura për formimin e zonave të reja të ZZHTI-së në territorin e Komunës së Kumanovës dhe Komunës së Likovës.
Me revizionin është konstatuar se investimet në vazhdim të realizuara në zona, në vlerë prej 4.243.216 mijë denarë, ende evidentohet si mjete materiale në përgatitje dhe për to nuk llogaritet amortizim dhe rivlerësim, edhe pse në pjesën më të madhe janë vënë në përdorim. Si arsye për këtë gjendje është fakti se nuk janë përmbushur kushtet dhe zgjidhjet ligjore për marrjen e lejeve për përdorim.
Deri në fund të vitit 2024 nuk ishte miratuar program investimesh trevjeçar si dokument afatgjatë për planifikimin e aktiviteteve të DZZHTİ-së. E njëjta është miratuar në dhjetor 2024 dhe i referohet për periudhën 2025–2027.
Janë identifikuar mospërputhje në procesin e planifikimit të prokurimit publik dhe zbatimin e kontratave të lidhura. Për ndërtimin e objekteve për akomodim të përkohshëm dhe ambulancë për ndihmë të shpejtë, çerdhe për fëmijë dhe magazina me shërbime shoqëruese (parkime) në ZZHTI Shkup 1 dhe ZZHTI Shkup 2, si dhe objekte për akomodim të përkohshëm, çerdhe për fëmijë dhe magazina me shërbime shoqëruese (parkime) në ZZHTI Shtip dhe ZZHTI Prilep, sipas parimit “çelës në dorë”, në vitin 2023 është lidhur kontratë me vlerë totale prej 1.781.800 mijë denarë me TVSH.
Me revizionin është konstatuar se prokurim ishte planifikuar dhe zbatuar pa analizë paraprake të kostove dhe përfitimeve, pa studim fizibiliteti për justifikim ekonomik dhe pa dokumentacion të përgatitur të projektit me sasi dhe llogaritje, edhe pse bëhet fjalë për investim kapitali jashtëzakonisht të madh dhe kompleks.
Vlera e vlerësuar e prokurimit është përcaktuar pa analiza të plota dhe të besueshme, ekskluzivisht në bazë të çmimet për shërbime inxhinierike, dhe pastaj nuk është shfrytëzuar mundësia ligjore për dialog teknik me operatorët ekonomikë, as nuk është zbatuar procedura si prokurim i ndarë, edhe pse bëhet fjalë për lloje të ndryshme objektesh dhe lokacionesh. Për realizimin e kontratës, në fund të vitit 2023 është paguar avans prej 20% të vlerës së kontratës, në shumën prej 302.000 mijë denarë, gjegjësisht 4.910.569 euro.
Gjithashtu, janë konstatuar dobësi edhe në realizimin e kontratës, e cila nuk përmban mënyrë të qartë të rregulluar të pagesës për përgatitjen e dokumentacionit projektues, që krijon pasiguri ligjore dhe rrezik financiar për organin kontraktor. DZZHTİ në korrik 2025 i dorëzon Qeverisë Informacion për nevojën e ndërprerjes së kontratës me marrëveshje.
Për ndërtimin e një objekti administrativ në ZZHTI Shtip, në dhjetor 2022 është lidhur kontratë me vlerë prej 212.398 mijë denarë me TVSH, gjegjësisht 3.469.886 euro ndërkohë që janë konstatuar dobësi të rëndësishme në realizimin e saj. Pikërisht, është lidhur aneks për punë shtesë dhe të paparashikuara si rezultat i dokumentacionit projektues të pasaktë dhe vlerësimit-masës jo të saktë, ku muri mbajtës i ndërtuar dhe rruga e qasjes nuk janë përfshirë në dokumentacionin projektues për të cilin është lëshuar leja e ndërtimit, që nuk është në përputhje me Ligjin për Ndërtim. Ndërtuesi ka filluar me prokurimin dhe montimin e impianti për trajtimin e ujërave të ndotura pa miratimin paraprak për ndryshime gjatë ndërtimit nga ministria kompetente.
Objekti administrativ në ZZHTI Shtip,
muri mbajtës dhe rruga hyrëse
Në janar 2023 DZZHTİ ka lidhur një kontratë për shërbime konsulente për përzgjedhjen e partnerit për partneritet publik-privat për ZZHTI Gjevgjeli në vlerë prej 39.044 mijë denarë, gjegjësisht 634.832 euro me afat realizimi prej një vit, i cili me aneks është zgjatur deri në prill 2024. Revizioni ka konstatuar se për shkak të kritereve teknike dhe kualifikuese kufizuese dhe diskriminuese të vendosura, është dorëzuar vetëm një ofertë. Dy thirrjet publike të shpallura për përzgjedhjen e partnerit për PPP në vitet 2023 dhe 2024 janë anuluar, pasi nuk është dorëzuar asnjë ofertë. Edhe pse kontrata është realizuar në shumën totale prej 33.088 mijë denarë, përkatësisht 85% e vlerës së kontratës, aktivitetet kyçe nga programi i projektit të lidhura me përzgjedhjen e partnerit dhe lidhjen e kontratës për PPP nuk janë realizuar, gjë që tregon përdorim joekonomik, joefikas dhe joadekuat të mjeteve buxhetore.
Në shtator 2023 DZZHTI ka lidhur marrëveshje kornizë për promovimin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, marketingun dhe përgatitjen e materialeve promovuese me dy operatorë ekonomikë, në vlerë prej 15.340 mijë denarë për periudhë dyvjeçare, e cila me aneks të shkurtit 2024 është rritur për 2.950 mijë denarë shtesë, përkatësisht gjithsej 18.290 mijë denarë (rritje prej 19%). Në vitet 2023 dhe 2024 janë marrë obligime në shumën totale prej 16.862 mijë denarë. Revizioni ka konstatuar se një pjesë e shërbimeve të lidhura me organizimin e ngjarjeve janë kryer pavarësisht faktit se në DZZHTI ekziston Sektori për Marketing dhe Komunikim, dhe për shkak të mungesës së indikatorëve të vendosur për matjen e efekteve, nuk është arritur të sigurohet bindje mbi nevojën dhe efektet nga realizimi i lëndës së kontratës.
Me revizion është bërë e ditur se 287 ha nga sipërfaqja totale e shfrytëzueshme e ZZHTI-së dhe zonave industriale nuk janë shfrytëzuar funksionalisht, përkatësisht nuk janë dhënë me qira, ndërsa shtatë nga gjithsej 16 zona, me një sipërfaqe totale prej 203,5 ha, dhe një zonë industriale me sipërfaqe 3,2 ha, nuk janë vënë në funksion, përkatësisht hapësira e tyre nuk u është dhënë përdoruesve. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2023 në zonat që nuk janë vënë në funksion janë realizuar investime në shumën totale prej 143.408 mijë denarë (2,3 milion euro) ose 3,4% e shumës totale të mjeteve materiale në përgatitje dhe atë në bazë të ndërtimit të infrastrukturës bazë të brendshme, dokumentacionin projektues dhe ekspropriimin e tokës.
ZZHTI Radovish, e cila nuk është vënë në funksion (fotografi me dron)
Në emër të detyrimeve për depozitat e mbajtura, në evidencën kontabël të DZZHTI janë evidentuar 39.655 mijë denarë, të cilat rrjedhin nga vitet e kaluara nga kontrata të lidhura për kryerjen e punimeve ndërtimore. Në zonat e infrastrukturës, ndërtimi bëhet në faza, dhe sipas lejeve të dhëna për ndërtim, kontrolli teknik mund të kryhet mbi infrastrukturën përfundimisht të ndërtuar si tërësi funksionale, gjegjësisht pas marrjes së miratimit për përdorim nga ministria përkatëse, për këtë arsye DZZHTI nuk i kthen depozitat e mbajtura kontraktuesve, ndërsa objektet regjistrohen si pasuri materiale në përgatitje. Këto gjendje kanë shkaktuar detyrime të grumbulluara për këtë arsye dhe rrezik real për nisjen e procedurave gjyqësore nga ana e kontraktuesve.
Në raport është shënuar se sipas Marrëveshjes për qira të hapësirës afariste, e lidhur në janar 2024, është paguar depozitë në shumën prej 7.181 mijë denarësh, për të cilën, për shkak të mospërputhjeve në kushtet dhe dorëzimin-pranimin e hapësirave në dhjetor 2024, janë ndërmarrë veprime për ndërprerjen me marrëveshje të kontratës së qirasë dhe është nisur procedurë gjyqësore, por depozita deri në ditën e njoftimit nga revizioni nuk është kthyer nga ana e qiramarrësit.
Në pjesën e çështjeve të tjera, revizioni vë në dukje disa dobësi sistematike lidhur me objektet që regjistrohen si investime në zhvillim, menaxhimi me ndihmën shtetërore dhe mosharmonizimi ligjorë në pjesën e pagave.
Për gjendjet e konstatuara, revizioni ka dhënë rekomandime për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]