dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U kompletua me sukses programi ndërkombëtar për tejkalimin e normave gjinore në lidership

20.05.2026

Në periudhën nga 4 deri më 8 maj 2026, znj. Maja Stavreska, revizore e pavarur në ESHR, mori pjesë në programin prestigjioz ndërkombëtar të trajnimit me titull ,,Transcending Gender Norms in Leadership” (Tejkalimi i normave gjinore në lidership), i cili u zhvillua në Singapor, në kuadër të bashkëpunimit teknik bilateral ndërmjet Qeverisë së Singaporit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky program studimor i avancuar u organizua nga Singapore Cooperation Programme (SCP) dhe Civil Service College Singapore. Pjesëmarrja e koleges sonë u realizua me mbështetje të plotë nga Kryerevizori Shtetëror, gjë që konfirmon përkushtimin strategjik të ESHR ndaj përsosjes së vazhdueshme profesionale dhe ndjekjes së standardeve globale.

Njohuritë e fituara kanë vlerë të drejtpërdrejtë dhe praktike për aktivitetet aktuale të institucionit, duke pasur parasysh se mr. Stavreska është pjesë e ekipit të revizionit që aktualisht po e zbaton revizionin e suksesit me temë ,,Gratë lidere në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Përvojat dhe praktikat pozitive nga Singapori, veçanërisht në pjesën e përdorimit të të dhënave për ndjekjen e progresit dhe eliminimin e barrierave sistemike, do të japin një kontribut të rëndësishëm në finalizimin e revizionit. Me këtë, ESHR vazhdon të forcojë kapacitetin e tij për mbikëqyrje të pavarur dhe cilësore mbi zbatimin e politikave për barazinë gjinore dhe mbështetjen e lidershipit të grave në vend.