dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kontributet e arkëtuara nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit në sistemin pensional të shtetit

17.06.2026

 

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                          

 - Njoftim për mediumet-              

Shkup, 23.06.2026


Kontributet e arkëtuara nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit në sistemin pensional të shtetit

Të ardhurat e rritura nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit për pagesën e pensioneve në vitin 2024. Për këtë arsye, kryhen transfere nga Buxheti i shtetit, të cilat përbëjnë 36,71% të të ardhurave totale të Fondit.

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të raporteve financiare, së bashku me revizion të pajtueshmërisësë së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi) për vitin 2024.

Me revizionin e kryer për vitin 2024 është dhënë opinion i pafavorshëm për paraqitjen e drejtë dhe objektive të gjendjes financiare dhe rezultateve të aktiviteteve financiare, si dhe për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Me revizionin e kryer, revizorët, ndër të tjera, konstatuan se:

Të hyrat nga kontributet e arkëtuara për SPI[1] në vitin 2024 janë rritur për 14% krahasuar me vitin paraprak 2023[2] dhe arrijnë në 71.435.601 mijë denarë, duke përbërë 61,74% të gjithsej të hyrave të realizuara. Rritja e realizuar e të hyrave në vitin 2024 ende nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për pensione, të cilat gjithashtu shënojnë rritje çdo vit dhe në vitin 2024 arrijnë në 90.277.241 mijë denarë.

Структура на приходите во Фондот остварени во 2024 година

Struktura e të hyrave të Fondit të realizuara në vitin 2024

                                                            në 000 denarë

Trendi i lëvizjes së pjesëmarrjes së mjeteve të transferuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të ardhurat totale gjatë periudhës 2014–2024 është paraqitur në grafikun vijues:

Pjesëmarrja e mjeteve të transferuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjithsej të hyrat në periudhën 2014–2024

                                                                                                                                                     në 000 denarë

Të dhënat e paraqitura në grafik tregojnë se përqindja e mjeteve të ndara nga Buxheti i shtetit deri në vitin 2018 shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa nga viti 2019 shënohet trend i rënies. Në vitin 2024, pjesëmarrja e mjeteve të transferuara nga Buxheti i shtetit arrin në 36,71% dhe shënon rritje prej 4,14% krahasuar me vitin 2023.

Në dhjetor të vitit 2024, numri i të siguruarve arrin në 556.294 persona, ndërsa numri i pensionistëve arrin në 343.048 persona, përkatësisht raporti pensionistë/të siguruar në fund të vitit 2024 është 1:1,63, duke shënuar përmirësim krahasuar me vitin 2023, kur ky raport ishte 1:1,70.

Është theksuar gjendja për mënyrën e përllogaritjes dhe pagesën në kohë të kontributeve për të siguruarit në shtyllën e dytë pensionale. Edhe pse Fondi i përgatit përllogaritjet dhe i dorëzon ato në ministrinë kompetente brenda afatit ligjor, mjetet nuk transferohen në kohë, me çka në vitin 2024 vonesa ka qenë mesatarisht rreth dy muaj. Përfundim me datën 27.02.2026 është konstatuar një borxh në bazë të kontributeve të pashpërndara që i takojnë shtyllës së dytë pensionale dhe shoqërive private pensionale, në shumën prej 2.592.918 mijë denarë.

Gjithashtu, konstatuam se Fondi nuk kryen pagesën në kohë të kontributeve për sigurimin shëndetësor të pensionistëve ndaj Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSShRM), edhe pse ka detyrim ligjor për këtë. Gjatë viteve 2024 dhe 2025, kontributet janë kryer me vonesë prej disa muajsh, ndërsa deri më 28.02.2026 kontributet paguhen me vonesë deri në tetë muaj. Detyrimi i përgjithshëm i papaguar për periudhën nga qershori 2025 deri në janar 2026 arrin në 8.415.865 mijë denarë gjegjësisht 136.400.000 euro.

 Kjo gjendje u mundëson pensionistëve të përdorin shërbime shëndetësore pa qenë të paguara në kohë kontributet përkatëse, ndërsa nga ana tjetër ndikon negativisht në likuiditetin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSShRM).

Fondi në vazhdimësi përballet me mungesë të burimeve njerëzore, përkatësisht të kuadrit profesional dhe të trajnuar në sektorët kyç për veprimtarinë e tij, në njësitë rajonale, në Sektorin e TI-së dhe në njësinë e revizionit të brendshëm, që ndikon në masë të konsiderueshme në cilësinë e kryerjes së veprimtarisë dhe funksionimit të Fondit.

Në pjesën e punës administrative të Fondit janë konstatuar përmirësime të caktuara në tejkalimin e dobësive të evidentuara në vitet e kaluara, por gjatë periudhës që ishte objekt i auditimit, përkatësisht në vitin 2024, revizioni konstatoi se:

    • nuk është kryer evidentimi i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në librat afaristë të mjeteve të përhershme, të fituara në bazë të procedurave të falimentimit, për të cilat Fondi ka të drejtën e pronësisë ose të drejtën e transferuar të përdorimit;
    • regjistrimi i tokës është zbatuar në mënyrë jo të plotë dhe nuk është vendosur evidencë e plotë kontabël;
    • regjistrimi i një pjese të kërkesave është kryer pa përcaktimin e bazës juridike dhe sa e vjetër është;
    • Fondi nuk disponon me të dhëna të plota për mjetet e përgjithshme të arkëtuara nga akcizat Buxhetit si dhe për bazën ligjore të tërheqjes së mjeteve nga llogaria nga ministria kompetente, gjë që ndikon në verifikimin e saktësisë dhe plotësisë së të hyrave të arkëtuara mbi këtë bazë;
    • dobësi në mënyrën e dhënies me qira të hapësirës afariste;
    • llogarinë për pagesën dhe shpërndarjen e kontributeve, ku në fund të çdo viti mbeten mjete monetare që nuk përdoren për pagesën e pensioneve,
    • dobësi në zbatimin dhe realizimin e kontratave për prokurime publike;
    • dobësi në mënyrën e ndarjes dhe përmbushjes kushteve për akomodim në banesat, shtëpi për banim të përfituesve të pensionit, me të cilat administron Fondi.

Në pjesën e çështjeve të tjera, ju informojmë për mospërputhjen e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor me Ligjin për Nëpunësit Administrativë në mënyrën e llogaritjes së pagave të të punësuarve.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime për veprim nga organet kompetente.

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected] 
Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]

 

[1] Kontributi për SPI në vitin 2024 ka qenë 18,8% e pagës bruto për 2024.

[2] Të hyrat nga kontributet e arkëtuara për SPI në vitin 2023 kanë arritur në 62.609.652 mijë denarë.