dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbështetje për revizionin e sistemit për zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje – Agjenda Reformuese 2024-2027

24.09.2025

Në periudhën 24–26 shtator 2025, në ambientet e Entit Shtetëror të Revizionit po mbahet punëtori treditore e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve të ESHR-së dhe sigurimin e mbështetjes për zbatimin e revizioneve që lidhen me Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor – Agjenda Reformuese 2024–2027.

Punëtoria, e realizuar nga ekspertë të Ernst & Young dhe e mbështetur nga Banka Botërore, u hap nga Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, i cili theksoi rëndësinë e zbatimit të drejtë të reformave dhe arritjes së rezultateve konkrete si parakusht për shfrytëzimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian 🇪🇺.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit është përgatitur edhe doracak për revizion, i cili paraqet aktin e parë metodologjik për revizionin e agjendës reformuese i Institucion Suprem të Revizionit në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së kapacitetit institucional dhe sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies më të madhe në menaxhimin me mjetet evropiane.