ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Raporti përfundimtar i revizionit
Kush jemi ne?
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) është institucion suprem i pavarur i revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në mënyrë transparente, në kohë dhe objektive i informon institucionet kompetente dhe publikun për gjendjet e konstatuara nga revizionet e kryera
Raportet e revizionit
Njoftime dhe lajme
16.07.2026
14.07.2026
Raporte të revizorit
Statusi i revizioneve
Planifikimi | Ekzekutimi | Draft | Përfundimtar
2024
Здравство
IV-Përfundimtar
13.09.2025
31.07.2025
2024
IV-Përfundimtar
13.09.2025
24.07.2025
Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

"Le të mësojmë të menaxhojmë me rreziqet për të parandaluar pasojat"
Maksim AcevskiKryerevizori shtetëror
Sistemi i integruar i planifikimit të burimeve që përdoret nga 40 institucione nga sektori publik është pa integrim të plotë të moduleve dhe pa mbrojtje të përshtatshme të të dhënave në sistem
Pronësi e papërcaktuar mbi të dhënat, mungesë e politikave të sigurisë, përdorim i sistemeve operative të vjetruara, aksess VPN me fjalëkalime të përbashkëta dhe pa autentikim të dyfishtë (verifikim), si dhe kopjeruajtje (kopje rezervë) të pa përditësuara dhe integrim i pamjaftueshëm i moduleve – janë vetëm pjesë e dobësive të identifikuara që dëmtojnë sigurinë, disponueshmërinë dhe saktësinë e të dhënave financiare. Mungesa e kontroleve sistematike dhe e burimeve njerëzore me aftësi përkatëse rrit rrezikun nga aksesi i paautorizuar, dështimet teknike dhe proceset jofunksionale në institucionet përdoruese të sistemit."
Efikasiteti i pamjaftueshëm i sistemit për mbrojtjen e grave viktima të dhunës
Revizioni i suksesit na tregon se masat dhe aktivitetet e institucioneve nuk sigurojnë mbështetje, mbrojtje dhe riintegrim të përshtatshëm dhe efektiv për gratë viktima të dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje. Sistemi i mbrojtjes është akoma i pazhvilluar, ndërsa numrat për viktimat dhe autorët e veprave penale në lidhje me dhunën në familje tregojnë një vazhdimësi shqetësuese, pa përmirësim të gjendjes. Në vitin 2023, burrat kanë qenë dhjetë herë më shumë kryes të veprave penale sesa gratë, ndërsa gratë viktima kanë qenë katër herë më shumë se burrat. Kjo gjendje tregon se detyrimet nga Konventa e Stambollit mbeten të paplotësuara
Vetëm 13% e institucioneve shtetërore i përdorin të dhënat nga Regjistri Qendror i Popullsisë
Me revizionin e kryer u konstatua se vetëm 13,46% e institucioneve shtetërore të lidhura me platformën e ndërveprueshmërisë i përdorin të dhënat nga Regjistri Qendror i Popullsisë, ndërsa te kompanitë private kjo përqindje është thuajse trefish dhe arrin 36,36%. Për më tepër, mungesa e kontrolleve sistematike për shkëmbimin e të dhënave midis institucioneve tregon për rrezik të shmangies së rregullave për përdorimin e regjistrit unik, gjë që vë në dyshim sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve
NP Pyjet Kombëtare me realizim të ulët të planit për prodhim, borxhe të shtuara dhe likuiditet të zvogëluar
NP për menaxhimin me pyjet shtetërore ,,Pyjet Kombëtare’’ p.o. – Shkup në vitin 2023 realizoi vetëm 66% të vëllimit fizik të planifikuar të prodhimit të drurit teknik dhe drurit për ngohje. Me detyrime të akumuluara në shumë prej 1.074.644 mijë denarë, përkatësisht rreth 17,5 milionë euro, dhe me varësi të vazhdueshme nga kredia afatshkurtër rrotulluese për pagesën e pagave, ndërmarrja përballet me vështirësi serioze financiare, likuiditet të zvogëluar dhe rreziqe për qëndrueshmërinë e funksionimit
Kur inteligjenca artificiale mbetet vetëm ide – 48 projekte pa implementim në sektorin publik
Inteligjenca artificiale është një prioritet global sot, por në shtetin ende nuk ka kornizë ligjore, strategji kombëtare apo koordinim institucional për zbatimin e saj. Nga viti 2012, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka bashkëfinancuar 48 projekte të IA në vlerë prej 6.1 milionë euro, por për shkak të transparencës së pamjaftueshme, publicitetit të dobët dhe mungesës së qasjes sistematike, asnjë nga këto projekte nuk është zbatuar në sektorin publik























