dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

SDG

Kornizën e të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 

Një total prej 18 agjencish të OKB-së do të punojnë së bashku nën Kornizën e re të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDCF) gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar vendin të arrijë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm: 17 synime të ndërlidhura dhe ambicioze që adresojnë sfidat kryesore të zhvillimit me të cilat përballen njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën. SDCF 2021-2025 është një dokument kyç strategjik që drejton punën e Sistemit të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, i zhvilluar në partneritet të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe palët e tjera të interesuara.

SDCF është në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit të vendit, angazhimet e tij ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, dhe Agjendën 2030. Duke pranuar se anëtarësimi në BE është një prioritet kombëtar kyç, SDCF gjithashtu përpiqet të sigurojë përafrim të plotë me procesin e pranimit në BE.

 

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut

Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë thirrje globale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për ta mbrojtur mjedisin dhe klimën e tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo që janë të mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet.

 

05.01.2023