ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Raporti përfundimtar i revizionit
Kush jemi ne?
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) është institucion suprem i pavarur i revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në mënyrë transparente, në kohë dhe objektive i informon institucionet kompetente dhe publikun për gjendjet e konstatuara nga revizionet e kryera
Raportet e revizionit
Njoftime dhe lajme
16.07.2026
14.07.2026
Raporte të revizorit
Statusi i revizioneve
Planifikimi | Ekzekutimi | Draft | Përfundimtar
2025
IV-Përfundimtar
16.07.2026
16.07.2026
2025
IV-Përfundimtar
02.07.2026
02.07.2026
Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

"Le të mësojmë të menaxhojmë me rreziqet për të parandaluar pasojat"
Maksim AcevskiKryerevizori shtetëror
NP „Parkingjet e Komunës Qendër“ Shkup me 86 milionë denarë taksë komunale të papaguar në Buxhetin e Komunës Qendër dhe 20 milionë denarë kërkesa të vjetruara
Me revizion janë konstatuar dobësi në menaxhimin financiar dhe në funksionimin e NP „Parkingjet e Komunës Qendër“ – Shkup, përkatësisht evidentim joadekuat i pajisjeve dhe objekteve ndërtimore, taksë komunale e papaguar në vlerë prej 86 milionë denarë në Buxhetin e Komunës Qendër, 25% e kërkesave të përgjithshme janë më të vjetra se gjashtë vjet dhe pa masa të ndërmarra për arkëtimin ose zhvlerësimin e tyre, parregullsi në procedurat e prokurimeve publike, si dhe dobësi në punën e arkës
Dobësitë financiare, organizative dhe teknike e vështirësojnë funksionimin e NP „Higjiena Komunale – Shkup“
Ndërmarrja Publike përballet me pjesëmarrje të lartë të kërkesave, arkëtimi i të cilave është i pasigurt, me menaxhim joekonomik të rezervave, likuiditet të zvogëluar dhe jofunksionalitet të parkut të automjeteve me moshë mesatare prej 15 vjetësh. Nga gjithsej 189 automjete speciale komunale, 60% janë jashtë funksionit, që ndikon në uljen e aftësisë së ndërmarrjes për të gjeneruar përfitime ekonomike
Shpërndarje e pabarabartë e mjeteve për masat aktive të punësimit sipas rajoneve planifikuese në vend
Me revizion është konstatuar se për masat aktive të punësimit në vitin 2024 janë paguar 1.442.207 mijë denarë (23,4 milionë euro), por gjatë shpërndarjes së mjeteve nuk është siguruar parimi i zhvillimit të barabartë rajonal. Më shumë se gjysma e mjeteve për disa masa janë përqendruar në një numër të vogël të qendrave të punësimit, përkatësisht 62,05% e masës për vetëpunësim dhe mbi 50% e masave për subvencionimin e pagave, punësimin dhe rritjen e subjekteve juridike janë realizuar vetëm në disa qytete – Shkup, Tetovë, Strugë, Kumanovë dhe Probishtip, ndërsa të tjerat kanë përfituar pjesë dukshëm më të vogël
ESHR-ja dorëzoi në Kuvend Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2025
Enti Shtetëror i Revizionit ka përmbyllur me sukses Programin Vjetor të Punës për vitin 2025, me ç’rast Kryerevizori Shtetëror, m-r. Maksim Acevski, dorëzoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e EShR-së për vitin 2025 te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi























