dzr
ДРЖАВЕН ЗАВОД
ЗА РЕВИЗИЈА
ЧУВАР НА ЈАВНИТЕ СРЕДСТВА

Pjesëmarrja e delegacionit të ESR në Kongresin e XI të EUROSAI

28.04.2021
Слика
Конгрес на ЕУРОСАИ организиран on line

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i udhëhequr nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë në Kongresin e XI të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Revizionit (EUROSAI), të mbajtur më 14 prill 2021. Përveç kryerevizorit shtetëror, në delegacionin e ESHR-së ishin edhe mr. Orhan Ademi, zëvendës i kryerevizorit shtetëror, Tanja Janevska, ndihmëse e kryerevizorit shtetëror dhe Elena Dogazanska, revizore e pavarur. Për shkak të rrethanave me pandeminë globale me Covid-19, Kongresi për të parën herë u mbajt online nëpërmjet platformës së internetit.   

Qëllimet e Kongresit të XI të EUROSAI janë:

  • Të vlerësohen rezultatet e punës së EUROSAI për periudhën 2017 - 2020, dhe
  • Të diskutohen çështjet e domosdoshme administrative për të siguruar vazhdimësinë e punës së EUROSAI.

Organizator i Kongresit ishte ISR e Republikës Çeke, e cila është kryesuese aktuale e EUROSAI. Në Kongres morën pjesë përfaqësuesit e ISR, anëtarë të EUROSAI, si dhe të organizatave ndërkombëtare dhe ISR në cilësinë e mbikëqyrësit.

Temat për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të Kongresit u fokusuan te:     

  • Raportet për punën e EUROSAI për periudhën 2017 - 2021;
  • Raportet për implementimin e Planit Strategjik të EUROSAI 2017 - 2024;
  • Financimi i EUROSAI, nëpërmjet miratimit të raporteve financiare dhe raportit të revizorit për vitin 2020, si dhe buxhetit të organizatës për periudhën 2022 - 2024, dhe
  • Raportet për bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të ISR – INTOSAI dhe trupat e saj të punës.

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i udhëhequr nga udhëheqësia më e lartë, nëpërmjet votimit mori pjesë në mënyrë aktive në miratimin e vendimeve të Kongresit që kanë të bëjnë me:

  • Zgjedhjen e organizatorit të ardhshëm të Kongresit të XII të EUROSAI – u zgjodh ISR e Izraelit;
  • Zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të EUROSAI – u zgjodhën ISR e Mbretërisë së Bashkuar dhe Lituanisë;
  • Zgjedhjen e revizorëve të EUROSAI – është vazhduar mandati i ISR të Bullgarisë dhe Kroacisë të cilët ishin revizorë në periudhën e kaluar, dhe
  • Miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të EUROSAI dhe Rregullave dhe procedurave të Kongresit dhe aprovimin e Listës së mbikëqyrësve të Kongresit.

Enti Shtetëror i Revizionit do të vazhdojë në mënyrë aktive të kontribuojë në punën e EUROSAI nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitetet e trupave dhe iniciativave të saj të punës.

Për momentin EUROSAI ka 50 anëtarë, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit është anëtare e saj nga viti 2002.