NP “Komunaleci i Ohrit” – Ohër më shumë se 18 vjet vazhdimisht punon me llogari të bllokuar dhe veprimtarinë bazë e kryen me minimum të mjeteve monetare. Revizorët konstatojnë parregullsi serioze në punën financiare dhe operative, me rritje të konsiderueshëm të detyrimeve, përdorim joadekuat të derivateve të naftës, të ardhura të realizuara nga kompensimi për pastrim publik dhe paraqitje të rezultateve negative financiare
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE
Вести
- 31.07 2025Revizorët konstatuan mungesën e sistemit të vetëm të integruar për udhëzime, raporte mjekësore dhe faturim, dhe dobësi të theksuara në zbatimin e kontrolleve në institucionet shëndetësore nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor
- 25.07 2025Në kuadër të vizitës dyditore të punës u mbajtën prezantime me temë përmbajtja dhe vizualizimi i Raportit Vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit dhe revizioni i mjeteve nga fondet e Bashkimit Evropian
- 24.07 2025Themeluesi i ndërmarrjes publike, në kontinuitet deri në vitin 2023, ka miratuar akte për emërimin e personave përgjegjës dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues, pavarësisht se shpeshherë shfuqizohet me ligj
- 10.07 2025Enti Shtetëror i Revizionit, në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2024 dhe nenin 85 të Kodit Zgjedhor, kreu revizion financiar së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të raporteve të përgjithshme financiare të llogarive "për fushatë zgjedhore" të të gjithë pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024.
- 08.07 2025Revizioni i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2023 ka konstatuar se 23 programe për mbrojtje shëndetësore janë realizuar me mjete të pamjaftueshme, që ndikon në likuiditetin e institucioneve publike shëndetësore, mungesën e barnave në periudha të caktuara dhe dobësi në kontrollet. Gjithashtu, projektet kapitale, duke përfshirë ndërtimin e qendrave të reja klinike, përballen me ngecje afatgjata dhe implikime financiare mbi vlerën totale të projekteve, që ndikon në disponueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët
- 30.06 2025Në kuadër të programit të zbatuar, ESHR kreu 88 revizione, u përgatitën 132 raporte të revizionit, ndërsa janë përfshirë 239 subjekte nga sektori publik.