dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Objekte jofunksionale, pajisje të amortizuara dhe mundësi e humbur për ofrimin e shërbimeve shtesë dhe realizimin e të ardhurave shtesë në dobi të sallës sportive Boris Trajkovski

07.08.2025

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT 
- Njoftim për mediumet -

Shkup, 07.08.2025

 

Objekte jofunksionale, pajisje të amortizuara dhe mundësi e humbur për ofrimin e shërbimeve shtesë dhe realizimin e të ardhurave shtesë në dobi të sallës sportive Boris Trajkovski

 

Revizioni i Shoqërisë për ndërtimin, menaxhimin dhe dhënien me qira të sallës shumëfunksionale "Boris Trajkovski" për vitin 2023 konstatoi objekte dhe pajisje jofunksionale, Parku Akua të mbyllur, pasiguri lidhur me të ardhmen e sistemit diellor dhe mundësi të humbura për të ardhura shtesë.

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e përputhshmërisë së Shoqërisë për Ndërtim, Menaxhim dhe Dhënie me Qira të Sallës me Qëllime të Shumta BORIS TRAJKOVSKI SHPKNJP Shkup, për vitin 2023.

Veprimtaria prioritare e shoqërisë është të lidh kontrata për dhënien me qira të hapësirës afariste me të cilën disponon dhe të realizojë të ardhura nga qiraja.

Me revizionin është konstatuar se shoqëria gjatë vitit 2023 ka realizuar të ardhura nga qiratë në shumë të përgjithshme prej 10.901 mijë denarë, mbi bazën e 24 kontratave aktive për dhënien me qira të objekteve afariste.  

Tre nga kontratat janë lidhur në periudhën nga viti 2011 deri në 2013 dhe kanë afat vlefshmërie prej 10 deri në 15 vjet, në përputhje me rregullativën ligjore që ishte në fuqi në atë kohë, ndërsa kontratat e tjera janë lidhur mbi bazën e Ligjit aktual për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dhënia me qira e hapësirës afariste bëhet përmes ankandit publik elektronik.

Me analizat e kryera është konstatuar se:

  • te 2 kontratat, çmimi i arritur në ankandin publik ka qenë vetëm pak më i lartë se çmimi fillestar i përcaktuar;
  • te pesë kontrata, çmimi ka mbetur i pandryshuar në krahasim me çmimin fillestar dhe
  • te 14 kontratat çmimi i arritur është më i ulët se çmimi i vlerësuar fillimisht, me ulje që lëviz prej 6% deri në 50%.

Këto kontrata lidhen për periudhë prej katër vitesh, dhe pas skadimit të tyre, vazhdohen me anekse, me të njëjtat kushte dhe pa revidimin e çmimeve sipas kushteve aktuale të tregut.

 

1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në raportin e revizionit është theksuar se shoqëria realizon të ardhura edhe nga shitja e mallrave dhe shërbimeve në shumë të përgjithshme prej 48.812 mijë denarë dhe ato përbënin 74% të të ardhurave të përgjithshme të realizuara nga shitja në vitin 2023. Këto të ardhura, krahasuar me vitin 2022, janë ulur për 3%, ndërsa krahasuar me vitin 2021 janë rritur për 33%.

Në vitin 2024, të ardhurat e realizuara nga shitja e mallrave dhe shërbimeve arrijnë në 55.182 mijë denarë dhe janë për 12% më të larta nga të ardhurat e realizuara në vitin 2023.

 

2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ardhurat e realizuara në periudhën 2021–2024, sipas pikave të shitjes

 

Rezultatet e analizës së zbatuar tregojnë se të ardhurat nga shfrytëzimi i pishinës së notit, patinazhit, sallës së vogël, sallës së lojës me birila, sallës së kongreseve dhe qendrës së pingpongut në tri vitet e fundit vazhdimisht shënojnë rritje që vazhdon edhe në vitin 2024, ndërsa Parku Akua ka trend të rënies së të ardhurave të realizuara, ndërsa në vitin 2024 nuk punon dhe nuk realizon të ardhura.

3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Parku Akua

 

Me revizionin është përfshirë edhe funksionimi i Parku Akua, ku është konstatuar se në vitin 2023 të ardhurat e përgjithshme të realizuara kanë qenë 4.290 mijë denarë, që është 41% më pak se shuma e planifikuar.

Në vitin 2024, Parku Akua u mbyll për shkak punës jofitimprurësia ekonomike të tij, si dhe afati i skaduar i garancisë prej 10 vjet për rekuizitat / pajisjet e instaluara dhe instalimet, gjatë së cilës periudhë realizuesit garantojnë cilësinë e punimeve të kryera.

Plotësuese, revizorët theksojnë pasiguri lidhur me funksionimin e mëtejshëm të “sistemit diellor” të instaluar, i cili përbëhet nga panele diellore dhe pompa termike për ngrohjen e pishinës. Kompania për furnizimin e "sistemit diellor" ka paguar 25.945 mijë denarë, ndërsa, sipas librave tregtarë të shoqërisë, vlera aktuale e tij është 2.856 mijë denarë. Sistemi është vënë në përdorim në vitin 2014 dhe ka funksionuar me ndërprerje deri në vitin 2023, por për shkak të mangësive teknike të konstatuara në panelët diellorë, sistemi nuk funksionon dhe për ta nuk është gjetur një zgjidhje adekuate.

 

4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sistemi solar

 

Në mënyrë plotësuese, revizioni nxori në pah mundësinë e humbur të BORIS TRAJKOVSKI SHPKNJP Shkup për ekonomizimin e parkingut, për të cilin shoqëria ka fituar të drejtën e shfrytëzimit, por për vite me radhë nuk realizon të ardhura nga dhënia me qira e parkingut për vizitorët.  

Në kuadër të Kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në periudhën nga 30 nëntor deri më 1 dhjetor 2023, shoqëria, me rekomandimin e Qeverisë, i mundësoi MPJ-së mbështetje logjistike dhe ndihmë për përshtatjen dhe rregullimin e jashtëm të shoqërisë për nevojat e ngjarjes, të cilin e kreu MPJ-ja. Pas procedurave të zbatuara paraprakisht për ndarjen e kontratave të prokurimeve publike, MPJ-ja lidhi disa kontrata me vlerën totale prej 124.234 mijë denarë. Revizioni konstatoi se nuk janë dorëzuar procesverbale nga MPJ-ja që konfirmojnë punët e kryera dhe të mirat dhe sendet e instaluara që mbetën në zotërim të shoqërisë. Gjithashtu, nuk është vepruar sipas dispozitave të kontratës së lidhur të bashkëpunimit midis dy institucioneve, përkatësisht punët e kryera dhe të mirat dhe sendet e instaluara (të integruara) në shoqëri, ende nuk janë vënë në zotërim të saj.

Në raport, revizorët zbulojnë mënyrën se si në vitin 2011 është ndërtuar dhe pajisur salla sportive Boris Trajkovski, përmes huamarrjes nga Komuna e Shkupit në shumën prej 260.491 mijë denarë.

Borxhi ndaj Komunës së Shkupit duhej të shlyhej në tri këste mujore të barabarta, duke filluar nga viti 2011. Për shkak të gjendjes së pafavorshme financiare të shoqërisë, shlyerja e borxhit u shty për 8 vjet dhe nisi vetëm në vitin 2019, ndërsa kësti i fundit u pagua në vitin 2023.

Duke marrë parasysh se shoqëria ka punuar vazhdimisht me humbje nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe likuiditeti i saj është dëmtuar, të gjitha fondet për shlyerjen e borxhit janë siguruar nga Buxheti i Shtetit, për të cilin është rritur kryegjëja themelore e shoqërisë.  

Me revizionin e kryer janë konstatuar edhe gjendje të tjera, të tilla si dobësitë në punën e parave të gatshme, mënyrën e evidentimit të tepricave të lëndëve të para dhe materialeve, regjistrimin e kryer në mënyrë jo të plotë, kompetencat e papërcaktuara në mënyrë të saktë për Bordin Mbikëqyrës, dobësitë në aktin e sistemimit dhe aktet që rregullojnë mënyrën e llogaritjes së rrogave, si dhe parregullsitë dhe mosharmonizimet e tjera.

Gjendjet, parregullsitë dhe mosharmonizimet e theksuara nga natyra e ndryshme ndikon në shprehjen e opinionit me rezervë për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe opinion të pavolitshëm për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.    

Për tejkalimin e gjendjeve ë konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga organet dhe personat kompetent në funksionimin e përmirësimit të gjendjeve.

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected] 
Mijalçe Durgutov  +389 70 358 486 [email protected] 
Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]