ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet-
Shkup, 02.09.2025
Janë konstatuar parregullsi në mënyrën e përdorimit të fondeve publike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
"Me revizionin e kryer të raportit financiar dhe revizionin e pajtueshmërisë të MASH për vitin 2023, janë konstatuar dobësi në menaxhimin e investimeve kapitale, objekte të papërfunduara dhe pranime teknike të parealizuara, si dhe përdorim joadekuat i mjeteve për tekstet shkollore për arsimin fillor, si dhe kërkesa të paarkëtuara në bazë të kredive studentore, të vjetra më shumë se një dekadë
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) të llogarisë së buxhetit themelor, të llogarive për mjetet e buxhetit të huave të Bankës Botërore - Projekt për përmirësimin e arsimit fillor dhe Banka e Zhvillimit pranë Këshillit të Evropës – Projekt për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave shkollore dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, si dhe llogaria buxhetore për donacionet - fondet nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit të BE-së - Horizon Europe, për vitin 2023.
Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mosharmonizime që ndikojnë në opinionin e lëshuar nga revizori i autorizuar shtetëror mbi realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare në llogarinë e buxhetit themelor, si dhe harmonizimi me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.
Me revizionin është konstatuar se edhe pas më shumë se një dekade, MASH nuk ka ndërmarrë masa për arkëtimin ose shlyerjen e kërkesave mbi bazën e kredive studentore të dhëna në periudhën 1998 – 2010. Bëhet fjalë për shumën prej 1.106.023 mijë denarë, gjegjësisht përafërsisht 18 milion euro, të evidentuara si ,,Kreditë dhe huatë afatgjata të dhëna në vend’’.
Në bazë të Programeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme për vitin 2023, është konstatuar se janë realizuar pa qëllime, prioritete dhe tregues të suksesit të përcaktuara. Për më tepër, nuk është rregulluar mënyra dhe procedura për ndarjen e mjeteve buxhetore, as kriteret mbi bazën e të cilave është bërë përzgjedhja e projekteve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore.

në 000 denarë
Buxheti i miratuar dhe realizimi i mjeteve buxhetore për investimet kapitale në shkollat fillore dhe të mesme në vitin 2023.
Dobësi të ngjashme janë konstatuar edhe në realizimin e projekteve kapitale në arsimin e lartë. Konvikti shtetëror studentor “Tetova” në Tetovë është ndërtuar me mjete buxhetore në një shumë totale prej 212.407 mijë denarësh (3.450.000 euro), është vënë në përdorim pa inspektim të kryer teknik të ndërtimit dhe pa leje për përdorimin e objektit. Gjithashtu, pajisjet e prokuruara për kuzhinën në konvikt nuk janë vënë në përdorim për shkak të mosrealizimit të ventilimit, që do të thotë se, pavarësisht mjeteve të investuara, një pjesë e objektit nuk mund të përdoret funksionalisht për qëllimin për të cilin është parashikuar.

Konvikti Studentor “Tetova”, Tetovë
Në vitin 2023 janë paguar mjete në vlerë prej 179,852 mijë denarë (2.920.000 euro) për bursa për studentët e regjistruar në njërin prej 100 universiteteve të para jashtë vendit. Me revizionin u konstatua se nuk ekziston një sistem i vendosur për angazhimin e këtyre personave pas përfundimit të studimeve, çka nuk siguron përdorim efikas të mjeteve të investuara për këtë dedikim.
Gjithashtu, për shkak të dallimeve në kursin, në vitin 2023 është paguar një shumë më e madhe për regjistrimine 66 studentëve, në vlerë prej 3.801 mijë denarë, për shkak se llogaritja dhe pagesa nuk është bërë sipas marrëveshjeve mes MASH-it dhe studentëve, domethanë regjistrimi është llogaritur sipas kursit të ditës së pagesës, dhe jo sipas kursit të ditës së shpalljes së konkursit. Në vitin 2025 kanë filluar aktivitetet që synojnë tejkalimin e këtyre gjendjeve të konstatuara.

Hapësirë magazinimi për ruajtjen e librave në Gostivar
Në kuadër të projektit për përkthimin e 500 librave profesionalë, shkencorë dhe teksteve mësimore nga universitetet kryesore në SHBA dhe Angli, si dhe nga fusha e drejtësisë në Francë dhe Gjermani, për të cilat, në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2021, janë paguar mjete në shumën totale prej 814.763 mijë denarësh, afërsisht 13.250.000 milionë euro, revizioni konstatoi mangësi të rëndësishme në menaxhimin me librat e prokuruara. Në të vërtetë, librat nuk janë shpërndarë ende tek organet shtetërore, nuk mbahen evidenca të plota për pranimin dhe lëshimin e librave nga depoja, as nuk është bërë regjistrim i rregullt. Për më tepër, kushtet për ruajtje janë të papërshtatshme, që ka çuar në dëmtimin e një pjese të librave për shkak të lagështis dhe ndryshimeve të temperaturës.
Revizorët kanë konstatuar dobësi edhe në zbatimin e procedurave dhe realizimin e kontratave për prokurime publike lidhur me investimet kapitale për Konviktin Shtetërore të Studentëve 'Tetova' në Tetovë, Arsimit dhe Trajnimit Profesional të Mesëm 'Vanço Pitosheski' në Ohër dhe SHF ,,Mirçe Acev’’ – f. Llazhani, të cilat janë realizuar përmes llogarisë së buxhetit themelor dhe llogarisë së mjeteve nga buxheti i huave – Projekti për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave shkollore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme.
Me revizionin e prokurimit për përkthimin, redaktimit profesional, redaktimit grafik dhe teknik të librave shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm për vitet shkollore 2022/2023, 2023/2024 dhe 2024/2025, është konstatuar që librat shkollorë në gjuhën maqedonase, pasi të jenë redaktuar grafikisht dhe teknikisht, redaktohen përsëri pas përkthimit në të katër gjuhët. Çmimi për faqe për këtë shërbim që është më i lartë se ai për përkthim, lekturë dhe redaktim.
Gjithashtu, edhe pse dorëshkrimet / librat shkollorë që MASH-i i dorëzon operatorit ekonomik për redaktim profesional, redaktim grafik dhe teknik ishin redaktuar tashmë nga autorët (veçanërisht për librat shkollorë të arsimit fillor), operatori arkëton për numër faqesh sipas çmimit të kontraktuar nga prokurimi publik, në vend vetëm për faqet e redaktuara në të vërtetë, që rezulton në përdorim joadekuat të mjeteve buxhetore. Kjo praktikë është aplikuar prej vitesh, pasi MASH-i vepron si botuese edhe pse nuk ka veprimtari të regjistruar botuese. Me Ligjin e ri për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm, të miratuar në janar 2025, janë ndërmarrë masat për t'i tejkaluar këto gjendje.
Për prokurimin në pjesën e shërbimeve të konsultantëve brenda llogarisë së mjeteve të buxhetit të huave - Projekti i avancimit të arsimit fillor, të cilat zbatohen sipas rregullave të Bankës Botërore, në kushtet e mungesës së kritereve dhe ofertave financiare konkurruese, revizioni nuk ishte në gjendje të bindet në lartësinë e kompensimeve të konsultantëve dhe nëse shërbimet e kryera ofrojnë vlerë të plotë për paratë.
Në pjesën theksimi i çështjeve me revizionin zbuluam gjendjet të caktuara dhe atë:
-
- shpërndarja e bllok-dotacioneve për arsimin fillor dhe të mesëm kryhet në kushtet e mungesës së kritereve reale, gjë që vë në pikëpyetje sigurimin e mjeteve për realizimin efikas dhe të papenguar të kompetencave të transferuara dhe servisimin e rregullt të detyrimeve të shkollave;

-
- aktivitetet e filluara ndërtimore për ndërtimin e objekteve për Fakultetin e Arsimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit dhe Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" Shkup, për të cilat janë paguar mjete në shumën totale prej 179.320 mijë denarë, (përafërsisht 2.920.000 euro) në periudhën 2016-2019 dhe ende përballen me pasigurinë për përfundimit të tyre. Bazuar në analizën e kryer në përputhje me projektet dhe vlerësimin e kryer për përfundimin e objekteve do të nevojiteshin mjetet shtesë financiare përafërsisht 1.349.720 mijë denarë (përafërsisht 21.950.000 euro) dhe afatin e pritur prej tre vite;
-
- janë konstatuar edhe rreziqe të mundshme financiare të lidhura me procedurat gjyqësore në vijim, në të cilat MASH është palë e paditur, si dhe pagesat për redaktimin dhe përkthimin grafik dhe teknik të teksteve shkollore që tashmë janë redaktuar grafikisht dhe teknikisht si materiale mësimore, megjithëse tekstet shkollore nuk ndryshojnë nga materialet mësimore në redaktimin e tyre grafik. Për këto shërbime, në vitin 2021 janë paguar 25.395 mijë denarë (rreth 412.000 euro) përmes projektit për Përmirësimin e shërbimeve në arsimin fillor, ndërsa në vitin 2022, janë paguar 5.535 mijë denarë (rreth 90.000 euro) përmes llogarisë së buxhetit themelor.
Revizorët, në pjesën për çështjet e tjera sugjerojnë se rregullativa ligjore nuk i përcakton qartë kriteret për caktimin e lartësisë së pagave të këshilltarëve të veçantë në sektorin publik, si dhe se tekstet e gjuhëve të huaja për arsimin fillor nuk janë siguruar në gjashtë vitet e fundit, gjë që ndikon negativisht në cilësinë e arsimit dhe e vështirëson procesin mësimor.
Janë konstatuar gjithashtu dobësi në sistemin e kontrollit të brendshëm, veçanërisht në procesin e pagesave, si dhe ekipimi i pamjatueshëm kadrovik të Departamentit për revizion të brendshëm, që shton më tej rrezikun nga parregullsitë dhe përdorimi joadekuat me mjetet buxhetore.
Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat dhe organet kompetente në funksion të përmirësimit të gjendjes.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]