ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -
Shkup, 05.08.2025
Ndërmarrja Publike në mënyrë të vazhdueshme e kryen veprimtarinë me llogari të bllokuar, shënon rritje të vazhdueshme të detyrimeve dhe paraqet rezultat negativ financiar
NP “Komunaleci i Ohrit” – Ohër më shumë se 18 vjet vazhdimisht punon me llogari të bllokuar dhe veprimtarinë bazë e kryen me minimum të mjeteve monetare. Revizorët konstatojnë parregullsi serioze në punën financiare dhe operative, me rritje të konsiderueshëm të detyrimeve, përdorim joadekuat të derivateve të naftës, të ardhura të realizuara nga kompensimi për pastrim publik dhe paraqitje të rezultateve negative financiare
Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë për NP për veprimtari komunale “Komunaleci i Ohrit” – Ohër për vitin 2023.
NP “Komunaleci i Ohrit” – Ohër gjatë 18 viteve të fundit, përkatësisht që nga viti 2006 e deri në ditën e njoftimit për zbatimin e revizionit e kryen veprimtarinë me llogari transaksioni e cila është e bllokuar për shkak të urdhrave të përmbarimit të lëshuara, për arkëtimin e detyrimeve të papaguara. Kryerja e veprimtarisë së ndërmarrjes realizohet në kornizat e limitit mujorë respektivisht minimumit të mjeteve monetare mbi të cilat nuk mund të kryhet ekzekutimi, të përcaktuara me Vendime të Gjykatës Themelore të Ohërit.
Në vendimin e fundit të marrë në fund të vitit 2023, i cili ende është në fuqi, limiti mujor për funksionimin NP është përcaktuar në shumën prej 16.900 mijë denarë.
Revizorët kanë konstatuar se NP gjatë viteve ka pasur trend të rritjes së detyrimeve dhe të njëjtit në fund të vitit 2023, janë 28% më të larta në krahasim me vitin paraprak dhe për 249,61% ose 2,496 herë më të larta në krahasim me vitin 2019. NP “Komunaleci i Ohrit” – Ohër, në fund të vitit 2023 ka pasur detyrime ndaj 427 personave juridikë, në shumën prej 104.215 mijë denarë.
Revizorët theksojnë se marrja e vazhdueshme e obligimeve të reja, të cilat ndërmarrja nuk është në gjendje t’i paguajë në mënyrë të rregullt dhe kronologjike, ndikon në rritjen e detyrimeve sipas vendimeve ekzekutive dhe të interest, që kontribuon në rritjen e paqëndrueshmërisë financiare dhe jolikuiditetit të ndërmarrjes.
Revizorët shtetërorë kanë konstatuar se NP ‘’Komunaleci i Ohrit’’ – Ohër duke filluar nga viti 2021, vazhdimisht paraqet rezultat negative financiar përkatësisht humbje nga veprimtaria, ku për vitin 2023 humbja kap shumën prej 11.997 mijë denarë (ndërsa për vitin 2024, 36.745 mijë denarë). Me humbjen e paraqitur për vitin 2024, fitimi i akumuluar dhe rezervat ligjore të NP nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjen, ndërsa humbja e bartur do të vazhdojë të mbulohet nga fitimet e veprimtarisë së ardhshme. E theksuara mund të pasqyrohet negativisht në veprimtarin aktuale dhe të ardhshme të NP dhe zhvillimin e saj, si dhe të vihet në pikëpyetje kryerja efikase, e qëndrueshme, e rregullt dhe cilësore e veprimtarisë dhe ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe personave juridikë.
Revizorët theksojnë se për një periudhë të gjatë kohore nuk është kryer verifikimi i matësve që shërbejnë për pranimin dhe shpërndarjen e karburantit dizel nga cisterna nëntokësore, pronë e NP, që paraqet rrezik për matje joadekuate të karburantit gjatë pranimit dhe shpërndarjes së tij. Janë konstatuar parregullsi edhe në mënyrën e përdorimit të automjeteve zyrtare dhe private, makineritë ndërtimore, dokumentimin dhe ndjekjen e pranimit, shpërndarjes dhe konsumit të karburantit. Në rishikimet mujore për konsum, për 90% të automjeteve nuk janë evidentuar kilometrazhi dhe konsumi mesatar i karburantit dhe ato plotësohen dhe firmosen në mënyrë jo të plotë nga magazineri dhe shoferët. Nga analizat e kryera të shpenzimeve të evidentuara në evidencën kontabël, fletëdhëniet e dorëzuara nga magazinierët, pasqyrat e departamentit për eksploatim të parkut të automjetit për pranimin e karburantit dizel për automjetet dhe pasqyrat mujore nga depot për dhënien e karburantit për automjetet, revizorët konstatuan dallime në konsumin e karburantit dizel dhe dallimin në sasinë e dhënies në të gjitha evidencat e theksuara.
Gjatë vitit 2023, në evidencën kontabël janë shfaqur shpenzime për 1.854 mijë denarë ose 29 mijë litra karburant dizel, që janë më të larta se ato të paraqitura në përmbledhjen mujore të konsumit të karburantit për automjete, të përgatitur nga magazinieri.
Nga analiza e fletdhënieve revizioni ka konstatuar se janë lëshuar afërsisht 27 mijë litra karburant dizel për automjete të dëmtuara dhe 10 mijë litra për automjete që nuk janë të evidentuara në evidencën konabël dhe materiale, pa bashkëngjitje të dokumentacionit përkatës mbështetës. Gjithashtu janë evidentuar shpenzime në shumën prej 1.371 mijë denarë për 22 mijë litra karburant dizel në bazë të fletëdhënieve, sasia e të cilave nuk janë evidentuar në përmbledhjet mujore për karburantin e shpërndarë (depo) dhe pranimin (departamenti për eksploatim të parkut të automjeteve). Verifikimi i këtyre fletëdhënieve nuk është konfirmuar nga magazinierët dhe personi përgjegjës i departamentit për eksploatim të parkut të automjeteve, të cilët janë të detyruar t’i nënshkruajnë ato.
Automjete të dëmtuara në të cilat furnizohet karburanti dhe ju ndrohen pjesë rezervë dhe goma
Këtë mënyrë e pranimit, menaxhimit dhe shpërndarjes së rezervave të karburantit, si dhe njohja e shpenzimeve në këtë bazë, pa siguruar dokumentacionin adekuat mbështetës, tregon përdorim jo të dedikuar dhe jo racional të mjeteve publike.
Revizorët konstatuan se të njëjtat pjesë këmbimi për të njëjtin automjet ishin kërkuar disa herë në periudha të shkurtra kohore. Shërbimet e kryera për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve nuk janë të mbështetura me dokumentacion adekuat, gjegjësisht nuk përgatiten urdhra për porositjen e pjesëve rezervë dhe urdhra pune për shërbimet e kryera në automjete. Mungesa e urdhrit të punës, në të cilin do të specifikohen lloji dhe sasia e pjesëve rezervë të përdorura, koha e punës dhe numri i ekzekutuesve, nuk mundëson të përcaktohet nëse bëhet fjalë për investime shtesë të cilat rrisin vlerën e blerjes të mjeteve ose për shpenzimet për mirëmbajtje të rregullt. Për shkak të theksuarës nuk është e mundur të konfirmohet justifikimi dhe përfitimi i pjesëve të këmbimit të shpenzuara, si dhe monitorimi i përdorimit të dedikuar dhe racional të mjeteve.
Kërkesat totale nga blerësit në vend është 137.931 mijë denarë dhe të njëjtit janë për shërbimet e kryera komunale – mbledhje, transportim dhe deponim të mbeturinave komunale nga persona fizikë dhe juridikë, si dhe për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në zonën e Komunës së Ohrit dhe vendbanimeve periferike, mirëmbajtjen e gjelbërimit publik, dhënien me qira të lokaleve afariste dhe tokës së pandërtuar dhe shërbime të tjera për të cilat është regjistruar ndërmarrja publike.
Është konstatuar se evidenca kontabël e kërkesave të paraqitur është më e ulët për 147.891 mijë denarë nga evidenca operative të faturave të lëshuara për persona fizikë dhe persona të vegjël juridik (,,biing sistem’’) për kryerjen e shërbimeve komunale – mbledhjen, transportim dhe deponim të mbeturinave komunale. Kjo gjendje shkakton mospërputhje edhe në shumën e kërkesave të paditura të evidentuara në evidencën kontabël dhe të njëjtat të dhëna ë departamentin për çështje të përgjithshme dhe juridike për shumë prej 129.047 mijë denarë.
Revizioni ka konstatuar se nuk është vendosur sistem për llogaritjen dhe arkëtimin e interesit për pagesat e vonuara të faturave për pesonat e mëdha juridike, që ndikon në plotësinë e kërkesave të shprehura dhe të ardhurave të arkëtuara mbi këtë bazë, dhe nuk është në harmonizim me Ligjin për marrëdhënie obliguese i cili parasheh se debitori i cili vonohet në përmbushjen e detyrimeve monetare, i detyrohet krahas interesit kryesor dhe kryegjës. Procedura e theksuar ndikon në realizimin e të ardhurave shtesë si dhe në nënvlerësimin e detyrimeve tatimore ndaj shtetit.
Me analizën e strukturës së moshës së kërkesave revizorët konstatuan se 57% nga kërkesat e përgjithshme janë të vjetruara, për të cilat nga ana e personave përgjegjës janë arsyetuar arsyet për të cilat NP në afatet ligjore nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore për arkëtim. Gjendja e konstatuar ndikon në paraqitjen reale dhe objektive të gjendjes së kërkesave në raportet financiare, të rezultateve financiare si dhe të informacioneve dhe të dhënave që i japin raportet financiare.
Në raport është theksuar se për periudhën nga tetori i vitit 2009 deri në fund të vitit 2022 NP për shkak të evidentimit të pasaktë të kompensimit për pastrimin publik, paraqitje të paarsyeshme të të ardhurave më të madhe në shumën prej 253.776 mijë denarë, në vend të detyrimeve ndaj Komunës së Ohrit, që ndikon në saktësinë e pozicioneve në raportet financiare. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për pastrimin publik, mjetet e mbledhura nga kompensimi janë të ardhura të buxhetit të komunës dhe përdoren për financimin e Programit për pastrim publik.
NP për periudhën e theksuar ka arkëtuar 212.174 mijë denarë, por nuk i ka bërë pagesat e tyre në llogarinë e buxhetit të komunës. Në të njëjtën periudhë, shërbimet e pastrimit publik të kryera nga NP janë faturuar në mënyrë të rregullt në komunën e Ohrit dhe është llogaritur saktë TVSH-ja për të njëjtit.
Revizorët kanë konstatuar se organet e drejtimit dhe menaxhimit nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për harmonizimin e të dhënave të kryegjës kryesore të shfaqur në evidencën kontabël të NP ,,Komunaleci i Ohrit’’ – Ohër me të dhëna nga Regjistri Qendror I Republikës së Maqedonisë së Veriut. Personat përgjegjës në ndërmarrje nuk kanë dhënë shpjegim për dallimin në shumën prej 7.646 mijë denarë dhe nuk kanë dorëzuar dokumente të besueshme dhe të sakta për të konfirmuar arsyet dhe të dhënat për të cilat vlera kontabël e kryegjës kryesore është më e lartë.
Revizioni ka konstatuar parregullsi dhe në kryerjen e veprimtarisë bazë të NP “Komunaleci i Ohrit’’ – Ohër, mbledhjen, transportimin dhe deponimin e mbeturinave në dy deponit ,,Bukovo’’ i ,,Maucker’’ dhe atë në lidhje me:
- çmimi për shërbimet komunale nuk përcaktohet në pajtim me kriteret në Metodologjinë për llogaritjen e çmimit për mbledhjen, transportin dhe largimin e mbeturinave,
- personi i emëruar për menaxhimin me mbeturinat nuk i përmbush kërkesat ligjore për kalimin e provimit professional,
- nuk mbahet evidencë për identifikimin, transportin dhe trajtimin e mbeturinave, si dhe
- nuk janë lidhur kontrata me 97% të personave juridikë që janë prodhues të mbeturinave komerciale në territorin e Komunës së Ohrit, për këtë arsye të drejtat dhe detyrimet reciproke me ta nuk janë të rregulluara;
Revizioni ka konstatuar se regjistrimi vjetor i mjeteve dhe obligimeve nuk është zbatuar plotësisht dhe nuk është bërë harmonizimi i evidencës kontabël me gjendjen faktike të konstatuar me regjistrimin, si dhe mos miratimi i politikave kontabël të cilat zbatohen në përgatitjen, prezantimin dhe zbardhjen e raporteve financiare.
Nga inspektimi i kryer në dosjet personale, kontratat e lidhura të punësimit dhe dokumentacioni i dorëzuar për llogaritjen dhe pagesën e pagës dhe kompensimeve të pagës për të punësuarit, revizioni ka konstatuar se është vendosur një praktikë që punonjësit të shfrytëzojnë pushim të përkohshëm të detyruar, i cili nënkupton mungesë të përkohshme nga puna me kompensim në lartësi prej 70% të pagës që do të merrnin nëse do të punonin megjithatë në pushim të detyruar largohen edhe punonjësit që janë të nevojshëm për kryerjen në kohë dhe të vazhdueshme të veprimtarisë edhe jashtë periudhës së paraparë me Programin. Për çdo vendosje të punës jashtë orarit, punës natën dhe punës në të dielën, inspektori i punës shtetëror nuk është njoftuar paraprakish me shkrim, në përputhje me kërkesat ligjore.
Punonjësve u paguhet një paradhënie pagash në bazë të një kërkese me shkrim dore, me të drejtë diskrecionale të drejtorit për të vendosur.
Financimi i nevojave personale të të punësuarve, përkatësisht dhënia e kredisë pa interes, nuk është paraparë në veprimtarinë për të cilën është formuar dhe regjistruar ndërmarrja publike dhe është në kundërshtim me kompetencat e drejtorit.
Janë konstatuar parregullsi në evidencën kontabël të mjeteve materiale dhe amortizimit, dhe e njëjta nuk është e harmonizuar me evidencën materiale të tyre, që ndikon në realitetin dhe objektivitetin e mjeteve në raportin financiar – Bilanci i gjendjes më 31 dhjetor 2023, si dhe në shpenzimet e paraqitura në Bilancin e suksesit për të njëjtin vit. Gjithashtu ekzistojnë parregullsi edhe në mënyrën e pranimit, menaxhimit, shpërndarjes dhe evidentimit të rezervave të materialeve, pjesëve rezervë, inventarit të vogël dhe gomave të automjeteve, çka ndikon në gjendjen e stokut dhe saktësinë e shpenzimeve të paraqitura.
Me revizionin e kryer janë konstatuar edhe një sërë gjendje tjera, parregullsi dhe mosharmonizim të natyrës së ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e opinionit të pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023, si dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimeve dhe politikave të vendosura. Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe veprimeve nga personat dhe organet përgjegjëse në funksion të përmirësimit të gjendjes.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]