Д
Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, realizuan takim pune me delegacion të Bankës Botërore të udhëhequr nga znj. Mediha Agar, përfaqësuese e Misionit për mbështetjen e zbatimit të projektit ,,Ndërtimi i institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënie për menaxhimin me financat publike’’, të financuar nga Banka Botërore.
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore me aktivitetet aktuale të Entit Shtetëror të Revizionit në planin vendor dhe ndërkombëtar, me rezultatet e arritura dhe rolin e ESHR-së si Institucioni Suprem i Revizionit në vend.
Znj. Agar, duke shprehur mirënjohje për rezultatet e prezantuara, i theksoi arritjet mbresëlënëse dhe frymëzuese të ESHR-së, duke theksuar se institucioni po pozicionohet si lider jo vetëm në rajon, por edhe në nivel global.
Në takim u diskutua për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta, si dhe për mbështetjen e Bankës Botërore në avancimin e mëtejshëm të punës së ESHR-së, si dhe për fushat potenciale për nisma të reja projektuese të drejtuara drejt ndërtimit të mekanizmave efektivë për revizionin shtetëror dhe forcimit të sistemeve për menaxhimin me financat publike.