Duke realizuar përcaktimin strategjik të Entit Shtetëror të Revizionit dhe duke i implementuar Standardet Ndërkombëtare të INTOSAI-t në drejtim të përmirësimit të njohurive dhe aftësive të revizorëve shtetërorë, si dhe në përputhje me Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim, në organizim të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës Çeke, në periudhën nga 6 deri më 10 tetor 2025, në Qendrën e Trajnimit të këtij institucioni në Prestavlki, u zhvillua trajnim ndërkombëtar për revizorë.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Enti Shtetëror i Revizionit i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues nga Institucioni Suprem i Revizionit i Republikës së Ukrainës.
Pjesëmarrësve iu drejtuan Kryetari i Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës Çeke, z. Miloslav Kala, dhe Zëvendëskryetari, z. Jan Malek, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional në fushën e revizionit shtetëror.
Gjatë trajnimit u trajtuan disa tema aktuale që kanë të bëjnë me:
- përshtatjen me standardet dhe praktikat bashkëkohore të revizionit;
- përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në proceset e revizionit;
- identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve;
- përkufizimi i kritereve të qarta dhe të matshme të revizionit gjatë revizioneve të suksesit;
- përdorimin e platformës BIEP për ndarjen e ideve, përvojave dhe indikatorëve ndërmjet institucioneve anëtare;
- zbatimi i mjeteve digjitale moderne për analizë dhe vizualizim të të dhënave, me qëllim përmirësimin e raporteve të revizionit dhe komunikimit me publikun;
- mundësi për pjesëmarrje aktive në projekte ndërkombëtare dhe përdorimin e burimeve të disponueshme përmes rrjetit EUROSAI.
Trajnimi paraqet mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave të mira mes pjesëmarrësve nga institucionet supreme të revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Ukrainës dhe Republikës Çeke.
Trajnimi, njëkohësisht, nxit edhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet institucioneve me qëllim përmirësimin e profesionit të revizionit në nivel rajonal dhe evropian.