dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune i Kryerevizorit shtetëror me Zëvendës Ambasadorin e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në vend

15.04.2025

Në hapësirat e Entit Shtetëror ë Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me znj. Nikoll Varns, Zëvendës-shefe (zëvendës ambasadore) e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në vend.

Kryerevizori shtetëror, duke falënderuar interesimin për vizitën, ai prezantoi rezultatet dhe aktivitetet e ESHR-së në periudhën e kaluar, me theks të veçantë në përparimin e institucionit në përputhjen me standardet moderne të revizionit, rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit me palët e interesuara.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, si partner strategjik i shtetit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve aktuale që janë të drejtuara drejt zhvillimit të kapaciteteve institucionale dhe modernizimin e proceseve të revizionit.

Zëvendës ambasadori, duke i përshëndetur arritjet dhe sukseset e Entit Shtetëror të Revizionit, shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të mbështetjes së angazhimeve të institucionit.