dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacion i Gjykatës Evropiane të Revizorëve në vizitë të Entit Shtetëror të Revizionit

25.09.2024

Më datë 25.09.2024, delegacion i Gjykatës Evropiane të Revizorëve i kryesuar nga dr. Laima Lucija Andriki, anëtar i Gjykatës Evropiane të Revizorëve, vizitoi Entin Shtetëror të Revizionit, ku realizoi takim pune me Kryerevizorin shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës kryerevizorin shtetëror, mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët e tij.

Në takimin e punës në të cilin në fokus ishte Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe përfitimet e pritshme të zbatimit të tij në procesin e integrimit evropian të rajonit dhe konkretisht të vendit tonë, morën pjesë edhe z. Tomas Makevicius dhe z. Pjetro Puriçela nga Gjykata Evropiane e Revizorëve, si dhe zëvendës euroambasadori i delegacionit të BE-së në vend, z. Ben Nypnau.  

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski duke falënderuar delegacionin e Gjykatës Evropiane të Revizorëve për vizitën dhe interesimin në Entin Shtetëror të Revizionit, i prezantoi rezultatet dhe aktivitetet e ESHR-së, si dhe gjendjet kyçe të konstatuara në revizionet e zbatuara në fushën e përdorimit të fondeve nga fondet e BE-së dhe shkallën e shfrytëzimit të tyre në vend.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë që në periudhën e ardhshme të ndërmerren aktivitete shtesë për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Gjykatës Evropiane të Revizorëve në edukimin profesional të punonjësve dhe rritjen e aftësive dhe njohurive në më shumë fusha.