dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punonjës të Entit Shtetëror të Revizionit pjesëmarrës në Programin e Bursave Zvicerane

11.09.2024

Me ftesë të Ambasadës së Zvicrës në vend, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë dhe iu drejtua ceremonisë së djeshme për nder të bursistëve të programit të bursave zvicerane, e cila zbatohet në kuadër të Programit për Mbështetjen Parlamentare në të cilin marrin pjesë dhe bëjnë pjesë në mënyrë aktive punonjësit e Entit Shtetëror të Revizioni.

Me fjalime hyrëse dhe urimet për përfituesit e bursave iu drejtuan Ambasador i Zvicrës në vend, Sh.s. Veronik Ullman, znj. Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski e theksoi përkushtimin e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit me integritet dhe profesionalizëm të vlerësuar, i cili vazhdimisht investon në avancimin dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve të saj, duke përfaqësuar burim të besueshëm për mbështetjen e ndryshimeve përfituese në sektorin publik.

Programi mbështet financiarisht shërbimin parlamentar në zhvillimin e tij profesional që nga viti 2018, ndërsa nga viti 2023 është i destinuar edhe për punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit. Gjatë 6 viteve të fundit, 41 punonjës janë mbështetur financiarisht për studime akademike, kurse gjuhësore, trajnime për burime njerëzore, marketing, prokurime publike dhe kurse të informatikës.