dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori në kuadër të Programit për Sigurinë e Informacionit

30.08.2024

Në periudhën 27-30 gusht 2024, Enti Shtetëror i Revizionit ishte nikoqir i punëtorisë së mbajtur në kuadër të Programit për sigurinë e informacionit nga projekti i INTOSAI-t IDI Development Initiative - Information Security Program, InfoSec for SAIs.

Punëtoria u hap me fjalë hyrëse nga Zëvendës kryerevizori  shtetëror mr. Orhan Ademi dhe z. Tanvir Hasan, Menaxher për menaxhim me  TKI-në në IDI INTOSAI, të cilët pjesëmarrësve u uruan punëtori të suksesshme dhe produktive me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave.

Enti Shtetëror i Revizionit në aktivitetet e Programit për siguri të informacioneve përfaqësohet nga Sasho Jakovçevski, Ndihmës i kryerevizorit shtetëror për revizionin e sistemeve të informacionit, Goran Popovski – revizor i pavarur dhe Deniz Bagoshov – revizor i ri.

Në kuadër të Entit Shtetëror të Revizionit në periudhën e kaluar janë mbajtur disa takime pune në platformën ZOOM në të cilat janë prezantuar masat e implementuara nga standardi, ISO/IEC 27001. Gjithashtu, në përputhje me standardet ISO/IEC 27001 është përgatitur dhe dorëzuar dokument për rreziqet në sistemet e TI-së dhe u morën rekomandime për reduktimin e rreziqeve nga menaxheri i menaxhimit me TKI-në në IDI INTOSAI. Në procesin e vetëvlerësimit të rreziqeve në ESHR ishin përfshirë edhe kolegë të tjerë nga sektori i TI-së.

Krahas përfaqësuesve nga Enti Shtetëror i Revizionit, në punëtorinë e mbajtur përfaqësues të tyre kishin edhe Institucionet Supreme të Revizionit që përdorin ISO 27001 dhe atë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Gana, Tanzania, Serbia dhe Shqipëria.