dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Anëtarët e Këshillit Fiskal në takim pune me menaxhmentin e ESHR-së

09.11.2023

Kryrevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe bashkëpunëtorët e tij u uruan mirëseardhje anëtarëve të Këshillit Fiskal në mbledhjen fillestare.

Me Ligjin reformator për buxhetet, është formuar trup i pavarur, i cili do ti mbikëqyrë politikat fiskale dhe makroekonomike në vend. Këshillin e përbëjnë anëtarët e pavarur të propozuar nga Enti Shtetëror i Revizionit, Banka Kombëtare dhe AMSHA (MANU) të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përbërjen e parë të Këshillit Fiskal e përbëjnë: akademiku Abdulmenaf Bexheti, i propozuar nga AMSHA, Marina Trpeska, profesorësh ordinare në Fakultetin e Ekonomisë të UKIM, e propozuar nga Enti Shtetëror i Revizionit dhe Gligor Bishev, me propozim të Bankës Kombëtare, njëherit edhe kryetar i Këshillit Fiskal.   

Në takim, Kryerevizori shtetëror, z. Acevski theksoi kënaqësinë dhe pritshmërinë se ky trup i pavarur do ta ketë roli kyç në politikat makroekonomike dhe fiskale dhe menaxhimin me financat publike në vend, duke e vlerësuar përvojën profesionale të anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Fiskal.  

Duke i prezantuar rezultatet e arritura nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit, si Institucion Suprem i Revizionit në vend i cili në vazhdimësi përmes përmbushjes së kompetencave ligjore  kontribuon me vlerën e shtuar në realizimin e një mjedisi më efektiv të kontrollit dhe mbrojtjes së fondeve publike, Kryerevizori shtetëror tregoi vendosmëri dhe hapësirë për vendosjen e bashkëpunit me Këshillin Fiskal në të ardhmen.

Kënaqësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave dhe materialeve e theksuan edhe anëtarët e Këshillit Fiskal, ndërsa sinergjia ndërmjet Këshillit dhe Entit Shtetëror të Revizionit është thelbësore dhe e nevojshme me qëllim avancimin dhe përmirësimin e politikave fiskale dhe menaxhimin e financave publike në vend, theksoi akademiku Abdulmenaf Bexheti.