dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Memorandum për bashkëpunim me ISR-në e Republikës së Sllovakisë

07.11.2023

Në periudhën 6 dhe 7 nëntor 2023, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror, mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët pritën delegacionin e Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Sllovakisë, të kryesuar nga Kryetari i institucionit të revizionit z. Lubomir Andrashi. 

Në kuadër të takimit të realizuar bilateral, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i ISR-së së Republikës së Sllovakisë, z. Lubomir Andrash lidhën Memorandum për bashkëpunim me të cilën të dy institucionet obligohen nëpërmjet aktiviteteve dhe angazhimit të përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm profesional dhe teknik për forcimin e kapaciteteve të tyre profesionale në promovimin e revizionit të jashtëm të përgjegjshëm dhe efektiv.

Gjatë pjesës së punës, përfaqësuesit e të dy Institucioneve Supreme të Revizionit diskutuan dhe prezantuan disa tema dhe fusha që lidhen me zhvillimin e burimeve njerëzore, edukimin e vazhdueshëm të punonjësve dhe zhvillimin profesional, si dhe për matjen e performancës dhe indikatorëve për suksesin e kryerjes së revizionit shtetëror.

Kryerevizorët shtetëror së bashku me Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, Sh.T. z. Henrik Markush realizuan takim pune me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, z. Talat Xhaferi, si dhe me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së z. Armend Grigorijan dhe drejtoreshën rajonale të UNDP-së në Stamboll, znj. Steliana Nedera.