dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Ambasadorin e BE-së në vend Dejvid Gir

31.07.2023

Sot, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me Ambasadorin dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Dejvid Gir.

Në takimin e mbajtur, Kryerevizori shtetëror i prezantoi rezultatet kyçe dhe vlerën e shtuar nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit të notuara në Raportin Vjetor për revizionet dhe punën e kryer të ESHR-së për vitin 2022 dhe aktivitetet e ndërmarra në lidhje me propozimin e Propozim-ligjit për revizionin shtetëror. 

Njëkohësisht, Kryerevizori shtetëror shprehu falënderim Ambasadorit Dejvid Gir për mbështetjen e përgjithshme të cilën përfaqësuesit e BE-së e japin për Entit Shtetëror të Revizionit, si Institucion Suprem i Revizionit në vend. 

Ambasadori theksoi nevojën për pavarësinë e plotë të ESHR-së dh he ekzistencën e të gjitha burimeve financiare, njerëzore dhe materiale për kryerjen e funksioneve të saj, si dhe zbatimin efektiv të rekomandimeve nga raportet e revizionit. 

Gjithashtu, Ambasadori Dejvid Gir, theksoi se është i njohur me punën dhe aktivitetet e Entit Shtetëror të Revizionit, duke e vlerësuar institucionin si një ndër institucionet e pakta në vend që e kryen punën e tij në mënyrë cilësore dhe profesionale në kuadër të kompetencave ligjore. Njëkohësisht, theksoi se delegacioni i BE-së në vend edhe më tej do të vazhdon ta mbështes ESHR-në në drejtim të realizimit të arritjes së pavarësisë së nevojshme operative dhe financiare të parashikuar me Propozim-ligjin e ri për revizion shtetëror.

 

Publikim në profilin Twitterit të Ambasadorit Dejvid Gir: https://twitter.com/AmbassadorEU