dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Thellimi i bashkëpunimit me ISR-në e Republikës së Kosovës

18.07.2023

Me datë 17.07.2023, Enti Shtetëror i Revizionit ishte nikoqir i delegacionit të Zyrës Kombëtare të Revizionit të Republikës së Kosovës të kryesuar nga Kryerevizorja znj. Vlora Spanca, e cila u prit përzemërsisht nga Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror,  mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët e tyre.

Vizita bilaterale e delegacionit të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Kosovës është një mundësi e shkëlqyer për përfaqësuesit e të dy institucioneve ti ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat pozitive të tyre në trajtimin dhe kryerjen e revizionit shtetëror dhe ti prezantojnë rezultatet e arritura dhe aktivitete e zbatuara me sukses në punën e tyre.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Aceveski, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm me Zyrën për Revizioni të R. së Kosovës shprehu bindje se me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Institucioneve Supreme të Revizionit dhe ndarjen e praktikave të mira në trajtimin dhe kryerjen e revizionit shtetëror, do të rritet kontributi i institucioneve në efikasitetin, ekonomin dhe efektivitetin e shfrytëzimit të mjeteve publike dhe krijimin e mjedisit efikas të kontrollit.   

Kryerevizorja e Zyrës Kombëtare të Revizionit të R. së Kosovës znj. Vlora Spanca, u falënderua për mirëpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit veçanërisht në proceset e komunikimit me palët e interesuara dhe nivelin e lartë të transparencës, llogaridhënies dhe dukshmërisë së punës së ESHR-së, fushë në të cilën, siç theksoi ajo, beson se në të ardhmen do të mund të ndjekin shembullin e suksesshëm të Entit Shtetëror të Revizionit. 

Përfaqësuesit e të dy Institucioneve Supreme të Revizionit, realizuan takim pune edhe me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, z. Talat Xhaferi, në të cilën diskutuan për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe për bashkëpunimin e thelluar ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe kuvendit të RMV-së. Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të RMV-së është shprehje e gatishmërisë për thellimin e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe praktikën e mëparshme të rishikimit të Raportit Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e ESHR-së, miratimi i Konkluzioneve nga ana e Kuvendit të RMV-së dhe Raport nga Komisionit për Financim dhe Buxhet.