dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Implementimi i Agjendës 2030 fokus i revizionit të ri paralel

21.03.2023
Слика
ДЗР и ВРИ Србија

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski me bashkëpunëtorët e tij, e priti delegacionin e Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë, të kryesuar nga Kryetari dr. Dushko Pejoviq. 

Z. Acevski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e arritura veçanërisht nga zbatimi i revizionit paralel ‘’Zhvillimi i barabartë rajonal me theks të veçantë të demografisë’’ dhe u zotua që ky bashkëpunim mes dy institucioneve të vazhdon edhe më tej nëpërmjet revizioneve të reja të përbashkëta.

Fokusi i takimit të sotëm ishte Agjenda 2030 e Kombeve të Bashkuara, e cila paraqet kornizë universale për forcimin e veprimit kolektiv drejt implementimit të qëllimeve të vendosura për zhvillim të qëndrueshëm, gjegjësisht çrrënjosje të varfërisë, të mbrohet klima dhe mjedisi jetësor dhe të sigurohen të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet.    

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e dy institucioneve supreme të revizionit u dakorduan të zbatojnë revizion të suksesit paralel, me temë që lidhet me gatishmërinë e dy vendeve  për implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, në pajtim me Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara.

Kryerevizori shtetëror i Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë z. Pejoviq theksoi se shpreson se me aktivitet e përbashkëta nga revizionin paralel të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe ekologjik të shoqërisë.

Përveç intensifikimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, kjo vizitë ka rol edhe në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojës, në interes të avancimit të mëtutjeshëm të revizionit të jashtëm dhe përmirësimin e menaxhimit me mjetet publike.