dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dhembshuria dhe humanizmi virtyt i ESHR-së

13.03.2023
Слика
Сочувството и хуманоста одлика на ДЗР

Pas jehonës së lajmit në botë për tërmetin shkatërrues që goditi qytetarët e republikës së Turqisë dhe Sirisë, Enti Shtetëror i Revizionit, edhe një herë shfaqi solidaritetin dhe humanizmin e tij në vepër.

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, në emër të tij dhe në emër të punonjësve, i dërgoi telegram ngushëllimi kolegut të tij, Kryetarit të Gjykatës Turke për revizion, z. Metin Jener, duke shprehur solidaritetin dhe dhembshurinë e thellë për fatkeqësinë katastrofike natyrore që nuk i la indiferent zemrat e gjithë kombit.     

Ngushëllimet e tija të sinqerta, Kryerevizori shtetëror gjithashtu i shprehu edhe ambasadorit të Republikës së Turqisë, në vendin tonë, z. Hasan Mehmet Sekizkok.   

Ai theksoi se në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe të dhimbshme, mbarë popullit turk dhe familjarëve të viktimave, ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe dhimbje të thellë për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara materiale.

Enti Shtetëror i Revizionit, si institucion me përgjegjësi shoqërore, edhe një herë tregoi humanizmin e tij, duke ndarë me modesti një shumë simbolike prej 100 mijë denarëve si mbështetje për familjarët e viktimave të Turqisë dhe Sirisë, të paguara në llogarinë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Fondi për solidaritet Shkup, pas një Kërkese të dërguar më parë në Ministrinë e Drejtësisë për konfirmimin e interesit publik të donacionit të Entit Shtetëror të Revizionit.  

Kryerevizori shtetëror, edhe një herë theksoi se madhështia e njerëzve të mëdhenj dhe human është në modestin e tyre dhe se shpreson dhe beson fuqishëm që ky hap të ndiqet nga të gjitha institucionet tjera dhe qytetarët.

Humanizmi pasqyron madhështia e një njeriu, është virtyti i çdo individi që e tregon dhe e vërteton atë, vlerë e lartë për ata që sinqerisht, dinë dhe duan t’ia zgjatin dorën secilit që ka nevojë.