dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me IFES

10.02.2023
Слика
Потпишување на Меморандумот за соработка помеѓу ДЗР и ИФЕС

Me Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) në vendin tonë, vendoset bashkëpunimi synimi i të cilit është rritja e efektivitetit në kryerjen e funksioneve të revizionit, menaxhimi i rreziqeve të korrupsionit, si dhe avancimi i komunikimit me publikun.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Drejtoresha e zyrës së Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) në vendi tonë Joana Kozma.

Në takim, Kryerevizori shtetëror duke shprehur falënderimet për mbështetjen që Enti Shtetëror i Revizionit merr nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), theksoi çiltërsinë dhe gatishmërinë e ESHR-së si institucion serioz, i pavarur dhe kredibil në drejtim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta të zyrtarizuara në memorandum.   

Në fokus të Memorandumit për bashkëpunim janë përfitimet në drejtim të rritjes së ekspertizës dhe avancimit të zhvillimit profesional të punonjësve të ESHR-së, avancimi i digjitalizimit nëpërmjet mjeteve inovative dhe zgjidhjeve softuerike, mjeteve inovative dhe qasjeve për parandalim ose represion të korrupsionit, si dhe përmirësim edhe me të madh të llogaridhënies dhe transparencës në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit të opinionit për fushat e korrupsionit si dhe gjendjet e konstatuara të ESHR-së.