dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Realizimi i suksesshëm i planit të trajnimit për 2022

26.12.2022
Слика
Успешна реализација на планот за обуки за 2022 година

Ciklin vjetor të trajnimeve për zhvillimin dhe avancimin e njohurive të revizorëve shtetëror është rrumbullakosur me mbajtjen e edukimit nga fusha e sistemit dhe funksionimit të kontrolleve të brendshëm, financiarisht të mbështetur nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.  

Punëtorin e hapi me fjalim hyrëse Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, i cili theksoi dhe ju referua rolit dhe rëndësisë së procesit të vazhdueshëm të edukimit të punonjësve, si mjetë për rritjen e njohurive dhe aftësive të punonjësve dhe rezultateve të arritura gjatë vitit 2022.  

Edukimin e mbajtën ekspertët dhe trajnuesit profesionistë me përvojë dhe atë konsultanti ndërkombëtar nga Republika e Kroacisë, prof. Boris Tushek, znj. Tanja Tasevska, Këshilltare e Kryerevizorit shtetëror për praktik dhe metodologji të revizionit dhe znj. Natasha Misovska, Këshilltare e Kryerevizorit shtetëror për avancim të revizionit.

Gjatë edukimit z. Tushek ju referua temave të lidhura me sistemin e kontrolleve të brendshme, mundësitë për shfrytëzimin e punës së revizorit të brendshëm gjatë kryerjes së revizionit shtetëror, si dhe aspekteve metodologjike dhe organizative të revizionit të brendshëm.     

Gjithashtu, me prezantim u paraqitën edhe znj. Tasevska me temën lidhur me përmbajtjen e rrëzimeve në revizionet e suksesit dhe përmirësimin e aftësive për shkrimin e tyre, ndërsa znj. Misovska prezantoi Udhëzimin për revizionin e barazisë gjinore.

Edukimi i revizorëve shtetëror është aktivitet që rrjedh nga Marrëveshja e lidhur për mirëkuptim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP-së), dhe është paraparë në Planin Vjetor për trajnime dhe përsosmëri të vazhdueshëm profesional të ESHR-së për vitin 2022.