dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dhuro gjak, shpëto jetë!

21.12.2022
Слика
Крводарителска акција во ДЗР

Nën moton "Në një botë përplot me 0 pozitiv, le të bëhemi AB negativ i dikujt - i rrallë dhe i domosdoshëm"  Enti Shtetëror i Revizionit në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzive dhe Kryqin e Kuq të RMV-së organizuan fushatë vullnetare të dhurimit të gjakut.

Me rastin e 25 vjetorit të miratimit të Ligjit të parë për Entin Shtetëror (1997) dhe 23 vite punë të palodhsme të ESHR-së (1999)  vazhdimit duke dëshmuar rolin e saj si institucion kredibil, i pavarur dhe me integritet të lartë për mbikëqyrjen e fondeve publike, si dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve, sot, më 20 dhjetor 2022, për herë të dytë u organizua aksion për dhurimin e gjakut.

Rreth 30 punonjës të Entit Shtetëror të Revizionit, treguan humanizmin e tyre në vepër duke dhuruar gjak, e gjithë kjo me qëllim të sensibilizimit për dhurimin vullnetar të gjakut, duke shpëtuar jetë dhe për solidaritet më të madh në shoqërinë tonë.

Dhurimi i gjakut është shërbimi social më i rëndësishëm për njerëzimin dhe një veprim ekskluzivisht vullnetar, që për dikë nënkupton jetë. Me vetëm një qese gjaku të dhuruar, mund të shpëtohen 3 deri në 4 jetë njerëzish.

Me këtë iniciativë, e cila do të organizohet edhe në të ardhmen, Enti Shtetëror i Revizionit si Institucion i Lartë i Revizionit në RMV, dëshiron të japë sado pak kontribut në sistemin shëndetësor si institucion me përgjegjësi shoqërore..

Dhuro gjak, shpëto jetë!

 

 

 https://youtu.be/blJGOidZ8Ts

https://play.mrt.com.mk/play/58299